Panorama Sport (Albania)

Dede: Tomori nuk u vodh, tani tregohen përralla

“Rregullorj­a ishte e qartë, një histori e mbyllur”

- BESAR BOZGO

Nevil Dede është një prej protagonis­tëve të sezonit 19992000 ku në fund fitoi titullin me Tiranën. Në një rrëfim për gazetën, ish-mbrojtësi tregon se beratasve nuk u është vjedhur titulli, por në rregullore ka qenë e parashikua­r që nëse ekipet e mbyllnin kampionati­n me pikë të barabarta, do të luhej një finale. Dede shpjegon arsyet se pse Tomori e konsideroi vjedhje në atë kohë, ndërsa thotë se është absurde ideja e hedhur për t'i hequr titullin e atij viti Tiranës.

Keni qenë një prej protagonis­tëve të atij sezoni. Si ishte rregullorj­a dhe çfarë ndodhi?

Me sa mbaj mend, unë personalis­ht, por edhe të tjerët e dinim që do të luhej një ndeshje finale nëse dy ekipet e mbyllnin kampionati­n me pikë të barabarta.

Pse Tomori e konsideroi vjedhje dhe sipas tyre u ndryshua rregullorj­a gjatë kampionati­t duke u "shpikur" një finale?

Kur të vjen mundësia një herë për të dalë kampionë dhe nuk e arrin dot, të duket sikur të bëjnë padrejtësi. Kështu e gjykoj unë se ka ndodhur. Nuk dua të bëj polemika. Tomori erdhi me meritë deri në finale dhe e çoi ndeshjen deri te penalltitë, por në fund fitoi Tirana.

Çfarë kujtoni nga ajo ndeshje?

Kishte shumë tifozeri nga të dy ekipet. Ishte një atmosferë spektakola­re. Tirana kaloi në avantazh dhe më pas Tomori barazoi në minutat e fundit. Mund ta fitonim ndeshjen brenda 90 minutave, por nuk ia arritëm.

Goli i Tomorit ishte autogol i yti apo e shënoi ndonjë lojtar beratas?

Nuk e mbaj mend mirë. Kemi kërcyer me kokë unë dhe lojtari i Tomorit, por nuk më kujtohet kontakti se kush e ka prekur topin. Mbaj mend që kam gjuajtur penalltinë e fundit.

Beratasit kanë kërkuar që t'i hiqet titulli Tiranës, ndërsa ish-sekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF-së në atë periudhë, Sulejman Starova, tha që të hapen arkivat nëse ka dyshime. Si e mendoni këtë çështje?

Më duket si diçka pa kuptim. Kanë kaluar shumë vite. Përderisa lojtarët e Tiranës kanë festuar, titulli është marrë, tifozët e Tomorit dhe lojtarët kanë qarë dhe çdo gjë është përjetuar aty për aty, më duket si pa vend që të kthehet mbrapa. Tani mbrapa mund të tregohen lloj-lloj historish. Unë mund të them atë që kemi përjetuar ne në atë kohë. Njerëzit e kanë jetuar dhe përjetuar atë moment. Tani mbrapa mund të tregojmë përralla, nuk ka shumë vlerë. Këto tani janë më shumë nostalgji.

I keni ndjekur këto ndeshje të këtij sezoni të Tiranës?

Jo shumë, por e di që nuk ka shumë rivalitet.

Po takimin e nesërm (sot) si e shihni?

Nuk e di çfarë skuadre ka ndërtuar Tomori, por nuk besoj se do t'i hapë shumë probleme Tiranës. Pres që të luhet një ndeshje normale futbolli. Edhe entuziazmi i tifozerive ka rënë pasi janë të dyja në Kategorinë e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania