Panorama Sport (Albania)

Dule: Gati për "hakmarrje", dua arbitrim korrekt

-

Tomori është gati për supersfidë­n e shumëpritu­r. Në përgatitje­t e kësaj jave, futbollist­ët u angazhuan maksimalis­ht, ku stafi teknik me në krye trajnerin Santiliano Dule punuan më shumë në shmangien e gabimeve nga ndeshja e kaluar me Bylisin, sidomos në fazën sulmuese.

DULE - Trajneri i beratasve, Santiliano Dule, në lidhje me sfidën e sotme u shpreh: "Kemi punuar gjatë javës në të gjitha drejtimet e nevojshme, me volum dhe intensitet të lartë sepse është një ndeshje që duhet vlerësuar në sajë të shkallës së vështirësi­së që ajo ka. Të gjithë lojtarëve u janë caktuar detyrat përkatëse që ata kanë në fazën ofensive dhe difensive, ku mbi të gjitha shpresoj që të zhvillojmë një lojë perfekte nga të gjitha drejtimet, si nga ajo psikologji­ke, taktiko-teknike dhe fizike. Sot do të shikoni një ekip shumë më ndryshe nga ajo që keni parë. Shpreh bindjen se do të bëjmë një luftë sportive dhe do të jemi skuadra më e fortë në fushën e lojës. Kjo sfidë është e barabartë për të dyja ekipet, pasi dihet historia midis dy klubeve dhe kjo mbetet në aspektin e një përballje derbi. E vetmja gjë që dua është arbitrim korrekt dhe i paanshëm. Mund të ketë edhe surpriza të pakëndshme për kundërshta­rin. Nuk dua të jap shumë detaje në lidhje me këtë gjë, por do të luajmë përpara dhe do të jemi mjaft të pamëshirsh­ëm në rastet që do të na jepen. Futbollist­ët aktualë nuk kanë lidhje me të shkuarën, mirëpo kjo gjë u tregon atyre dhe u jep një përgjegjës­i shumë të madhe për t'u thënë se përse duhet ta fitojnë medoemos këtë duel. Fjalët e Muçës nuk ndikojnë aspak te lojtarët tanë, ku thotë se Tirana e ka marrë me meritë atë titull dhe nuk i ka vjedhur gjë Tomorit. Unë dhe e gjithë Shqipëria e dimë tashmë se si e ka fituar Tirana atë kampionat, madje edhe vetë FSHF-ja që tashmë bënë rolin e të pafajshmes dhe nxjerr justifikim­e", u shpreh trajneri Dule. Ndërsa kapiteni i skuadrës, Eno Bitri, tha: "Tirana është kundërshta­ri më i vështirë në Kategorinë e Parë. Ata kanë një skuadër shumë të fortë, por mbi të gjitha nuk kanë pësuar asnjë humbje. Kam qenë shumë i vogël në atë kohë dhe vetëm sa kam marrë informacio­ne. Me çfarë kam dëgjuar dhe duke lexuar historinë, besoj se ai titull i takon Tomorit dhe për këtë nuk ka dyshime", tha Bitri. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania