Panorama Sport (Albania)

Derbi Tirana-Partizani, plas grushti në basket

Ndërpritet ndeshja, policia shmang hyrjen e tifozëve

- ABDULLA DUSHKU

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk mundi t'u shmangej incidentev­e as në basketboll. Kjo ka ndodhur dje në mbrëmje gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së tretë për kampionati­n kombëtar të basketboll­it për meshkuj, e cila është ndërprerë pikërisht për këtë shkak. Ndeshja ka nisur në një atmosferë të jashtëzako­nshme nga tifozeria e Tiranës, e cila ishte bërë njësh duke bashkuar të gjitha grupimet. Dy periodat e para kanë pasur rivalitet brenda tyre, por Tirana gjithmonë ka kryesuar, përveç minutës së parë, kur ishte Partizani ai që kryesoi 4- 0. Kështu perioda e parë mbyllet 17-11 dhe e dyta 2420 për Tiranën, ku Shima dhe Bazit bëhen shënuesit e bardhebluv­e, ndërsa te Partizani është Bruno Daliu. Kështu pjesa e parë e takimit mbyllet 41-31 (+10 pikë për Tiranën). Me fillimin e fraksionit të dytë, kombinimi i Gjyzeli - Popoviç bën që Bazit të sjellë dy pikë të tjera për Tiranën dhe rezultati shkon 43- 31. Më pas loja do të ndërpritej, pasi ndodhi incidenti mes lojtarëve e tifozëve.

INCIDENTI - Momenti i ndërprerje­s ka ndodhur 2 minuta pasi ka nisur perioda e tretë, kur shifrat në tabelë kanë treguar 43- 31 për Tiranën. Ka qenë një dyluftim për topin mes Daliut të Partizanit dhe Bazit të Tiranës që ka fluturuar për të zhytur një top të ardhur nga Shima dhe Daliu, në momentin që Bazit do të kapte topin për të shënuar koshin, e ka shtyrë me trup në ajër dhe e ka rrëzuar në tokë. Në këtë moment, një lojtar i Tiranës, pikërisht Genti Lasku, ka vajtur duke bërë fjalë me Bruno Daliun e ky i ka shpjeguar se nuk i ka bërë gjë, por nga pankina është çuar në këmbë Dejvi Pylla që ka shkuar drejt lojtarit të Tiranës për ta goditur. Janë trajneri Arben Fagu dhe lojtarët e tjerë të Partizanit që nuk e kanë lejuar atë, duke e mbajtur. Në këtë kohë arbitri i ndeshjes Gentjan Çiçi akordon teknikë përjashtim­i për Bruno Daliun për ndërhyrjen, e cila u cilësua si brutale, po kështu edhe për Pyllën duke i larguar nga tapeti për në dhomat e zhveshjes. Në kohën që ka dalë Bruno Daliu, ai është përcjellë me sharje dhe ofendime nga tifozët e Tiranës, të cilët janë irrituar me daljen e Dejvi Pyllës që edhe i ka provokuar duke u drejtuar nga ata. Në këtë moment disa prej tifozëve kanë tentuar të hyjnë në derën që të çon te dhomat e zhveshjes së ekipeve, por policia është bërë gardh dhe nuk ka lejuar asnjë prej tyre të futej në fushë. Gjatë kësaj kohe, kur arbitrat do të vendosnin për rifillimin e ndeshjes, disa tifozë kanë plasur shashka në këmbët e trajnerit Arben Fagu. Pas kësaj, lojtarët e Partizanit nuk kanë pranuar që të futen në lojë dhe i kanë thënë trajnerit se nuk ndiheshin në gjendjen e duhur për të vazhduar ndeshjen: "Jo vetëm për këtë arsye, por situata po ndërlikohe­t dhe gjatë gjithë ndeshjes ata na kanë ofenduar me fjalë banale dhe jashtë etikës". Edhe trajneri Fagu, pasi ka dëgjuar lojtarët për vendimin e tyre, është bërë tok me ta dhe ka kërkuar që të largohet së bashku me ekipin në dhomat e zhveshjes. Në këtë moment, një tjetër shashkë hidhet në fushë dhe lojtarët, nën sigurinë e plotë të policisë, kanë dalë nga palestra drejt dhomës së tyre të zhveshjes.

POLICIA - Vetëm 6 policë ishin të pranishëm në momentin kur kanë hyrë tifozët. Ata u detyruan që të nxirrnin gjysmën e tifozëve përjashta pasi nuk kishte më vend, duke qenë se palestra e "Farihe Hotit" e ka kapaciteti­n për rreth 620 vende, ndërkohë që aty ndodheshin rreth 1200 veta. Pasi është zgjidhur çdo gjë, filloi ndeshja. Ndërkohë, është shtuar dhe numri i policisë, duke u dyfishuar e më pas kanë ardhur dhe Forcat e Ndërhyrjes "Shqiponja", të cilat kanë qenë korrekte gjatë gjithë misionit të saj duke mos lejuar të ndodhnin trazira.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga sherri i
djeshëm në Tirana - Partizani
Çast nga sherri i djeshëm në Tirana - Partizani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania