Panorama Sport (Albania)

Montela: Fitorja ndaj Juves, shkelm kritikave

Trajneri: “San Siro” plot? Një vend do ta ruaja për fatin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Krejt tjetër Vinçenco Montela në konfer encën e djeshme për shtyp në prag të sfidës së sotme në 18:00 ndaj Juventusit. Komentet e para të teknikut kuqezi ishin për fitoren ndaj Kievos që mund të jetë trampolina për të vazhduar kampionati­n në mënyrën e duhur.

Ndeshja dhe fitorja në Verona ju ka ngritur disi entuziazmi­n apo jo?

Skuadra ndaj Kievos dha përgjigjet të rëndësishm­e. Prej kohësh po shfaqim rritje dhe dalëngadal­ë po largojmë edhe tensionin e rezultatit. Fitorja sidoqoftë s'mjafton, projekti ynë synon ecurinë. Këta djem kanë cilësi, askush nuk na ka vënë poshtë me paraqitje, 43 pasimet për golin e Kaliniçit janë një kënaqësi personale e imja.

Si është gjendja e skuadrës aktualisht?

Janë më të qetë sigurisht, por e dinë se duhet bërë edhe më shumë. Në Veronë u ndez shkëndija, ndaj Juves dua të shoh zjarrin e ndezur. Drita duket në fund të tunelit, por kemi ende rrugë. Lojtarët janë të emocionuar dhe unë dua t'i mundim bardhezinj­të.

Bonaventur­a dhe Kalabria mungojnë, i keni në mendje titullarët?

Jo, do t'i vendos pas stërvitjes së fundit. Abate është mirë dhe mund të luajë nga minuta e parë. I njëjti diskutim vlen për Çalhanoglu­në. Ai mund të na japë kënaqësi të mëdha, mendoj se i mungon një gol spaktakola­r në "San Siro", shpresoj ta realizojë ndaj Juves.

Milan-Juventus është një ndeshje spektakli, ju çfarë prisni?

Tradiciona­lisht, këto ekipe kanë luajtur për fitore. Rezultatet e tjera as që mendohen. Për mua është një takim i bukur për t'u përgatitur, por sidomos për t'u fituar. Nëse i mundim aty, nis kthesa jonë.

Alegri nuk është rivali më i lehtë që mund t'ju rezervonte shorti.

Masimilian­on e vlerësoj shumë dhe kam respekt, ai di si të menaxhojë momentet e vështira. Ndaj Juves janë gjithmonë sfida të mëdha, ne

do të kemi shansin tonë ndaj një ekipi që jo rastësisht vjen nga gjashtë tituj kampionë radhazi. Ne duhet të bëjmë ndeshjen perfekte.

Bardhezinj­të dini si t'i mundni, vjet e keni treguar me fakte.

Në kampionat as ne nuk e

prisnim, ndërsa në Superkupë u treguam të zotë. Vjet ishte një sezon tjetër, këtë vit gjithçka është ndryshe. Sigurisht që në fushë të gjithë zbresim për të fituar, aq më tepër që në këto kohë si unë, ashtu edhe skuadra jemi kritikuar ashpër, ndonjëherë edhe pa të drejtë.

Skuadra fitoi sapo mungoi Leonardo Bonuçi, si e shpjegoni?

Kur ndryshuam modul, e bëmë edhe për Kontin. Në Verona mund të ishte edhe ndeshja e tij, por e skualifiku­an. Bonuçi ka përgjegjës­i, por jo më shumë se të tjerët.

Duhej të ishte Bonuçi, por Suso po bën diferencën, a ndiheni të varur nga spanjolli?

Vjet nuk mundi ta mbyllte kampionati­n dhe nuk erdhi në Kinë sepse ishte i dëmtuar. E pati të vështirë fillimin sepse vinte nga një dëmtim i gjatë. Tani që është rritur fizikisht po na jep një ndihmë të madhe. Për mua është futbollist­i më i

talentuar me të cilin kam punuar. Me paraqitjet e tij e ka treguar se sa vlen.

Klasifikim­i nuk ju buzëqesh, por një fitore do t'ju ndihmonte jo pak?

Renditjen kam kohë që nuk e shoh, shpresoj t'i hedh një sy për Krishtlind­je. Nëse fitojmë, mund të marrim shtysën e duhur, tri pikë ndaj Juventusit do të ishin shërimi ynë.

"San Siro" pritet të jetë plot, megjithëse ende nuk janë shitur të gjitha biletat.

Unë dëshiroj një stadium të stërmbushu­r, pasi kemi nevojë për tifozët tanë. Por, nëse mbetet ndonjë vend i lirë, do të ftoja me kënaqësi fatin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania