Panorama Sport (Albania)

Nga Ibra te Bonuçi, kur i kuqi kushton supersfidë­n

-

Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit paraqet një sfidë në shumë aspekte. Lojtarët ish që kanë veshur fanellat respektive, fitore apo humbje janë vetëm disa nga elementët që e ndezin më shumë këtë sfidë. Një tjetër element pikant është edhe ai i futbollist­ëve të rëndësishë­m për skuadrat respektive që, për një arsye apo për një tjetër, e kanë humbur sfidën pa qenë të dëmtuar. Emri i parë që vjen ndër mend është pa dyshim ai i Pavel Nedved. Në gjysmëfina­len e Ligës së Kampioneve të vitit 2003, çeku shkaktoi një faull naiv ndaj MekManaman. Sapo kreu ndërhyrjen Nedved e kuptoi që do të ndëshkohej me një karton që, më pas, i shkaktoi edhe mosaktiviz­imin në finalen e Mançesteri­t, të cilën Juventusi i tij e humbi pas goditjeve nga pika e bardhë, pikërisht kundër Milanit. Nuk kalon pa rënë në sy as skualifiki­mi i vitit 2004, kur Zlatan Ibrahimovi­ç humbte një Juve-Milan për një ndërhyrje ndaj Kordobës, të cilën arbitri nuk e kishte vënë re. Në 2012 përsëri protagonis­t Ibra, i cili, pas një goditje me grusht ndaj Aronikas, ndëshkohej nga prova televizive dhe në ndeshjet e paluajtura prej tij ishte edhe supersfida MilanJuve, e njohur për episodin e golit të Muntarit. Në 2013 ishte radha e Balotelit që, pasi ofendoi arbitrin Doveri, u ndëshkua gjithashtu me tri ndeshje, një nga të cilat Milan-Juve. Leonardo Bonuçi merr të kuqin e dytë në karrierë ndaj Xhenoas, por skualifiki­mi për sjellje të dhunshme e detyron të humbë sfidën e sotme ndaj ish-ekipit të tij ku u shpall gjashtë herë kampion radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania