Panorama Sport (Albania)

Alegri snobon Milanin, por: E doja Bonuçin në fushë

Trajneri: Jemi të përqendrua­r vetëm te Sportingu

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dy ndeshje dhe dy fitore radhazi. Te Juventusi nuk dëshirojnë të ulin ritmin dhe këtë e konfirmon Masimilian­o Alegri në konferencë për shtyp.

Si është gjendja skuadrës?

Jemi mirë dhe të emocionuar. Përpara një sfide të tillë nuk mund të ishte ndryshe. Milani ka cilësi dhe është pak me vonesë për sa i përket renditjes, por ne do të shkojmë atje për të marrë tri pikët. Kemi punuar shumë pavarësish­t kohës së pakët në dispozicio­n. Vjet humbëm dy herë ndaj tyre, nuk duam të bëjmë përsëri të njëjtat gabime.

Montela nuk ka Bonuçin, ndërsa golat e pësuar tregojnë se edhe ju keni probleme.

Kam vetëm tre mbrojtës të gatshëm, pasi Benatia nuk është riaftësuar. Me Kielinin do të luajë njëri mes Barzaljit dhe Ruganit. Bonuçi ka bërë gjëra të mëdha në shtatë vitet e tij në Torino. Më vjen keq që nuk do të luajë, pasi të tilla sfida bëhen më të bukura kur janë në fushë më të mirët.

Si mendoni ta zgjidhni çështjen e golave të pësuar?

Na nevojitet ekuilibër, ndeshjet e mëdha fitohen me mbrojtje të mëdha. Në tri vitet e fundit kemi ndryshuar nëntë lojtarë, Napoli, për shembull, ka të njëjtën. Normale që kur ka ndryshime, mund të vuash.

Çfarë prisni nesër nga skuadra në nivel paraqitje?

e

Shikoni, sigurisht që ndaj Milanit për ne është një ndeshje e rëndësishm­e, por nuk është ndeshja e jetës. Bëhet fjalë për një test të mirë, nga ku duhet të dalim me tri pikë. Ndeshja me peshë për ne është ajo ndaj Sportingut.

Si do t'ia bëni për të mos menduar për sfidën e Lisbonës?

Fitorja dhe kualifikim­i nëpërmjet sfidës ndaj Sportingut do të ishte objektivi i parë i realizuar për këtë sezon. Të martën kemi mundësi për ta arritur.

Mos ndoshta kjo Juve është e ngopur?

Absolutish­t jo, thjesht këtë vit të parat janë më cilësore, e tregojnë edhe statistika­t. Mes nesh dhe Napolit janë dy penallti të humbura. Këtë vit kampionati vendoset në javën e fundit, ku do të ketë pesë përballje direkte. Sa më shumë ecim përgjatë sezonit, aq më shumë rritet vëmendja e të gjithëve.

Mendoni të luani me tre mesfushorë apo vareni nga gjendja e Markizios?

Ai luajti 20 minuta që dhanë përgjigje të rëndësishm­e. Duhet ende të shuaj disa dyshime. Unë duhet të bëj gjithnjë zgjedhje të vështira, mund të hedh në fushë vetëm 11 lojtarë. E sigurt është që De Shiljo nuk do të luajë nga minuta e parë.

Po Manxhukiç dhe Azamoah?

Azamoah më ka dhënë përgjigje pozitive sa herë ka zbritur në fushë. Për krahun e majtë duhet të vendos mes tij dhe Aleks Sandrosit. Për sa i përket Marios, tashmë të gjithë e dinë se sa vlen. Në fazën mbrojtëse është një forcë më shumë që nuk kursehet kurrë. Sakrificat e tij "infektojnë" skuadrën dhe ka karakteris­tika të mira fizike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania