Panorama Sport (Albania)

VAR, kinezë dhe Bonuçi, ja si ndryshon klasikja

-

Pas shumë fitoresh me "katenaço", Juvja varet nga sulmi, ndërsa Milani kapet pas magjive të një spanjolli dhe milionave kineze. Nëse këtu shtojmë moviolën në fushë, krizën kuqezi dhe një arbitër që supersfidë­n e drejton për herë të parë, atëherë ndeshja e sotme mes dy gjigantëve të futbollit italian bëhet edhe më shumë pikante. "SUPERCLASS­ICO" - Masimilian­o Alegri ka përvojën e mjaftueshm­e për të ditur se fitorja në "San Siro" arrihet vetëm duke paraqitur "Zonjën" më të bukur sezonale, ndaj edhe e mbajti tensionin e lartë pas ndeshjes ndaj Spalit. Diferenca mes Juves dhe Milanit një sezon më parë ishte e madhe, e megjithatë kuqezinjtë ngadhënjye­n plot dy herë. Edhe në dy precedentë­t e tjerë që panë bardhezinj­të fitues, skuadra e Alegrit asnjëherë nuk e pati të lehtë. Një skuadër që shënon shumë, por edhe lejon diçka në mbrojtje, kundra një ekipi në kërkim të identiteti­t, ky është "Superclass­ico" aktual që ofron Seria A. VAR - Teknologji­a nuk do të kishte përmbysur dot 2-1, me të cilin bardhezinj­të morën tri pikë falë Dibalës, pasi De Shiljo preku topin me dorë në minutën e 95- së, një sezon më parë. Me VAR-in, kuqezinjtë do të kishin një gol më tepër, kur nuk u pa një gol i Muntarit. Edhe në këtë sezon, të dy ekipet nuk janë fort të kënaqura nga puna e syrit teknologji­k, ndaj rezultati do të ishte më i pranueshëm nëse vendoset në fushë dhe pa ndihma jashtë tapetit të blertë. BONUÇI - Mungesa e tij ka ulur ndjeshëm klikimet mbi këtë sfidë. Prej katër muajsh, kjo ndeshje ishte kthyer në betejën e mbrojtësit, që tashmë do ta shohë nga tribuna. I njëjti diskutim edhe për De Shiljon, i cili mungon për arsye dëmtimi. Leo mund të zbresë në fushë javës tjetër, ndërsa për Matian është ende kohë pritjeje, megjithëse do të grumbulloh­et nga Alegri për herë të parë pas dëmtimit në Barcelonë. JUVE E RE - Me siguri që Juventusi do të kishte ndonjë pikë më shumë nëse Dibala nuk do të gabonte ndaj dy portierëve shqiptarë. "Zonja" e këtij sezoni hutohet shumë, por dy vjet më parë, nisja ishte edhe më e dobët në nivel shifrash dhe paraqitjes­h, e sidoqoftë pësonin më pak se tani. Duke parë që në sulm djemtë e Alegrit nuk falin, çelësi i suksesit për këtë vit duket se fshihet mes ekuilibrav­e të prapavijës. KINEZËT - Kjo do të jetë "Superclass­ico" italiane e parë pa Berluskoni­n. Vendin e "Kavalierit" e ka zënë një kinez, për të cilin informacio­net janë të pakta. Merkato 250 milionëshe ishte një kartëvizit­ë e mirë për Serinë A, por ndoshta nuk mjafton. Alegri ka një superskuad­ër, ndërsa Montela ka vetëm një recetë për skuadrën ideale. Meqë jemi te recetat, Suso dhe Donaruma duhet të përgatisin ato të mrekullive nëse duan të nxjerrin përfundimi­sht Milanin nga bataku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania