Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Kjo e sotmja është ndeshja numër 164, në Serinë A, me Juventusin që i bën vizitë Milanit. Bardhezinj­të udhëheqin këtë statistikë me 60 ndeshje të fituara, teksa vendësit kanë siguruar fitoren vetëm në 48 raste. Plot 54 kanë qenë rezultatet e barabarta në këtë sfidë. - Me 31 gola deri në këtë moment të kampionati­t, Juventusi ka sulmin më të fortë të Serisë A. Kishte që nga sezoni 1951-'52, që një skuadër ( gjithmonë bardhezinj­të) nuk realizonte së paku 31 rrjeta në 10 javët e para të Serisë A. - Juventusi ka fituar tetë nga nëntë sfidat e fundit në kampionat me Milanin: e fundit e fituar nga kuqezinjtë (në "San Siro", 10, me golin e ndeshjes të shënuar nga Manuel Lokateli).

- Shtatë herët e fundit që dy skuadrat janë përballur në "San Siro" (duke qëndruar në Serinë A), kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se një gol (pesë rrjeta në total). -Milani nuk shënon në shtëpi prej dy ndeshjesh në kampionat: nuk arrin në tri ndeshje brenda fushe pa shënuar prej dhjetorit të 2007- ës ( në atë rast ishin katër, e fundit prej tyre pikërisht kundër Juves).

-Në shtatë transferta­t e fundit të Juves në kampionat, të dyja skuadrat kanë shënuar për një mesatare (spektakola­re) prej 4.7 golash në total për ndeshje.

-Në veçanti, prej gushtit 2010 që bardhezinj­të nuk arrijnë të mbajnë rrjetën e paprekur, për tetë ndeshje radhazi në kampionat.

-Nga njëri krah: Juventusi është skuadra e vetme që ka kaluar në avantazh në të 10- ta ndeshjet e këtij sezoni në A. Në krahun tjetër: Milani ka humbur të katërta sfidat e këtij kampionati, ku ka kaluar në disavantaz­h. - Asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë gola me kokë se Juventusi në këtë kampionat ( katër); Milani megjithatë është një nga tri ekipet që nuk ka pësuar asnjë në këtë mënyrë.

- Nikola Kaliniç, shënues në ndeshjen e fundit kundër Kievos, ka gjetur rrugën e rrjetës në tri ndeshjet e fundit në kampionat, të luajtura kundër Juventusit (me fanellën e Fiorentinë­s).

- Gonzalo Higuain kishte shënuar në katër sfidat e para në A kundër Milanit, asnjë në katër të fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania