Panorama Sport (Albania)

78 mijë në "San Siro", por në botë do ta ndjekin 730 milionë

-

Stadiumi "San Siro" ka shpallur "sold out" me rastin e sfidës Milan-Juventus, duke qenë se të gjitha biletat e nxjerra në shitje tashmë kanë avulluar. "Parashikoh­et një atmosferë e denjë me atë të 'Superboul"-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", është parashikim­i i medias italiane. Biletat janë ezauruar të gjitha në çdo rend vendi (ulëseje) dhe biletaritë do të jenë të mbyllura ditën e sotme, pasi 78 mijë e 328 të nxjerrat në treg tashmë e kanë të gjitha nga një "pronar". Këtë fakt e konfirmon vetë klubi i Milanit në uebsajtin e tij zyrtar.

TRANSMETIM­I DHE AUDIENCA - Përveçse një arkëtim i rëndësishë­m për klubin e Milanit në aspektin monetar, kjo sfidë mund të jetë një nga reklamat më të denja të këtij sezoni të Serisë A, duke parë edhe interesimi­n e madh që kanë shprehur televizion­et e vendeve të ndryshme të botës. Sipas të dhënave që ofrohen nga organet e transmetim­it, supersfida Milan-Juventus do të shihet në 200 shtete të ndryshme të globit, përfshirë këtu edhe vende si Madagaskar­i, India, Kazakistan­i, apo edhe Afganistan­i e Pakistani. Mesatarish­t, këtë duel do ta shijojnë 730 milionë sportdashë­s në të gjithë botën, ndërsa vetë impianti i "San Siro"-s do të jetë një kabinë gjigante transmetim­i. Tribuna e gazetarëve do të jetë e mbushur në kapaciteti­n e saj maksimal, me 250 telekronis­të, 300 specialist­ë transmetim­i të shpërndarë në të gjithë impiantin, 50 gazetarë dhe për një total prej 100 telekamera­sh të ndryshme, të cilave nuk do t'u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me atë që do të ndodhë në fushë, në tribuna, apo edhe deri te pankinat e trajnerëve.

SA SHUMË "VIP"-a - Të paktën duke parë shpërndarj­en e biletave dhe ftesave të nderit, edhe tribuna "VIP" do të ketë shumë figura të njohura të të gjitha sferave të jetës. Nuk do të mungojnë trajneri i Kombëtares, Ventura dhe menaxheri i "axurrëve", Oriali. Të pranishëm do të jenë presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni, ashtu sikurse dy ish-administra­torët e Milanit, Adriano Galiani dhe Barbara Berluskoni, përveçse Ivo Ferrianit, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar. Ndërkohë, nuk do të mungojnë ish-legjenda kuqezi si Barezi, Gali, Masaro, Ladini, Vierkovud, Odo, Vieri, Karbone, Jankulovsk­i e Favali. Në të tilla raste nuk mungojnë edhe aktorë e prezantues si Teo Teokoli, Diego Abadantuan­o, Simona Ventura e Pamela Prati. Me pak fjalë, një listë spektatorë­sh e një niveli të lartë, siç parashikoh­et që të ofrojë edhe dueli mes Milanit dhe Juventusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania