Panorama Sport (Albania)

Valverde rigjen të kaluarën: S'ka "La Liga" pa Barcelonën

-

Ernesto Valverde do të rikthehet ditën e sotme në stadiumin që për disa vite ishte shtëpia e tij. Barcelona do të luajë sot në transfertë kundër Atletik Bilbaos, me trajnerin, i cili ka shmangur çdo emocion në lidhje me këtë rikthim, por në të njëjtën kohë nuk ka dashur të ndalet në çështjet politike të pavarësisë së vetëshpall­ur të Katalunjës. "Ka qenë një ditë impenjativ­e për të gjithë ne te Barcelona, por nuk dua që të hyj në diskutimin e çështjeve politike. Një kampionat pa Barçën? Barcelona është ende pjesë e 'La Liga'-s dhe ne po flasim vetëm për një hipotezë. Personalis­ht nuk do ta imagjinoja kurrë një kampionat spanjoll pa Barcelonën dhe me kaq e mbyll diskutimin tim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, dua të përqendroh­em vetëm te fusha". Për sa i përket rikthimit të tij në Bilbao, Ernesto Valverde është i lumtur që do të takojë disa prej ish-lojtarëve, drejtuesve dhe miq të tij, por vetëm kaq, sepse në fushë do të kërkojë fitoren. "Ndeshja e nesërme (sot) do të jetë speciale për mua, pasi në Bilbao kam shumë kujtime të bukura. Por unë dua të fitoj aty, sepse tani mbroj ngjyrat e Barcelonës dhe emocione nuk do të kem. Ne kemi objektiva për të arritur dhe duam që të vazhdojmë udhëtimin tonë drejt titullit kampion". Iniesta dhe Maskerano - Në lidhje me formacioni­n që do të hedhë në fushë, Ernesto Valverde ka dy dyshime të forta. Mbrojtësi Havier Maskerano dhe mesfushori Andres Iniesta nuk janë stërvitur siç duhet me ekipin, si rrjedhojë e problemeve fizike dhe pritet ta nisin ndeshjen me Bilbaon nga pankina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania