Panorama Sport (Albania)

Nga limonët te detergjent­i i duhur, manitë e Poçetinos

-

Prej disa sezonesh tashmë, Totenhemi i Maurisio Poçetinos ndodhet gjithmonë në majat e futbollit anglez. Si dy vite më parë, po ashtu edhe në sezonin e vjetshëm, "Spërs"-at kanë luftuar për titullin, por në fund kanë triumfuar si fillim Leiçesteri i Klaudio Ranierit dhe, më pas, Çelsi i Antonio Kontes. Të shumtë janë lojtarët që janë dalluar nën drejtimin e trajnerit argjentina­s, me Herri Kejn mbi të gjithë, sulmues edhe i përfaqësue­ses së "Tre Luanëve". SI SËR FERGUSON - Në Angli, Poçetino konsideroh­et nga të gjithë si "Fergusoni i ri" dhe kanë vërtet shumë pika të përbashkët­a: po ashtu si Sër Aleks, tashmë i tërhequr pas një jete të kaluar në stolin e Mançester Junajtid, Maurisio promovon talentet, përmirëson lojtarët, shfaq një futboll që entuziazmo­n publikun, ble me zgjuarsi dhe shpenzon shumë pak. Është besnik ndaj klubit dhe mendon në mënyrë afatgjatë. Të dy dallohen nga temperamen­ti dhe sëmundja për kërkesën e disiplinës. Si futbollist kanë mbuluar rolin e qendërmbro­jtësit; me të kaluar në stol, të dy favorizuan taktika që përfaqëson­in mentalitet­in e tyre: agresiv dhe konfrontue­s. Pas një bisede me "idhullin" e tij (besohet se Ferguson i ka dhënë udhëzime, duke e konsiderua­r si një nga më të trajnerët më të talentuar), Poçetino ka thënë: "Do t'i kujtoj përjetë detajet e asaj bisede dyorëshe". LIMONË KUNDËR NEGATIVITE­TIT - Në librin e tij të titulluar "Brave New World" ka zbuluar anekdota të ndryshme, manitë dhe raportet e tij me lojtarët. 45-vjeçari nuk i lë asgjë rastësisë dhe kuron në mënyrë maniake çdo detaj. Si zgjedhjen e detergjent­it për lavanderin­ë e klubit ku pastrohen uniformat dhe veshjet e skuadrës së parë. Por jo vetëm: për ish-mbrojtësin e Paris Shën Zhërmenit janë thelbësorë limonët, sepse sipas tij thithin energjinë negative të pranishme në ambient. Në fakt, është e mundur t'i gjesh në tavolinën e zyrës së tij. Tjetër kuriozitet, mania e çuditshme është ajo e ndezjes së motorit të makinës së tij dhe pritja 10-minutëshe përpara nisjes. Ndërsa pret, dëgjon Robi Uilliams.

PSIKOLOG - Poçetino kërkon edhe të krijojë një raport të mirë me lojtarët e tij, të cilëve në fakt u kërkon shprehimis­ht të përballen me të dhe të mos u besohen psikologëv­e. Por kujdes të mos e inatosësh. Edhe të ushqyerit është thelbësor për trajnerin e londinezëv­e: këtë e di mirë Xhorxhs-Kevin N'Kudu, i zbuluar duke ngrënë një pjatë me lazanje. Si dënim lojtari u dërgua në shtëpi përpara se të niste seanca stërvitore.

SOT KUNDËR MOU - Në këtë moment, Totenhemi ndodhet me vetëm pesë pikë diferencë nga Mançester Siti kryesues dhe me një Poçetino kështu, fitorja e titullit mund të vijë shumë shpejt. Sot e pret sfida me "Djajtë" e Murinjos.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania