Panorama Sport (Albania)

Lajpcigu fajëson arbitrin, kërkon revansh në Mynih

-

Pas përballjes në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, skuadra e Lajpcigut humbi pas goditjeve nga 11-metërshi nga kampionët gjermanë, duke fajësuar gjyqtarin e kësaj sfide, Feliks Cvajer, për vendimet e gabuara që ai kishte marrë. Edhe gjatë asaj përballjej­e, drejtori sportiv i skuadrës së Lajpcigut ka hyrë në fushë pas përfundimi­t të pjesës së parë për të kontestuar vendimin e gjyqtarit me anë të pamjeve filmike në celularin e tij. Në javën e dhjetë të Bundesligë­s, Bajerni do të presë në "Allianz Arena" rivalët e Lajpcigut. Lidhur me këtë sfidë, trajneri i Lajpcigut, Ralf Hazenhytl, ka folur në konferencë­n për shtyp duke thënë: "Nëse kemi arritur të fitojmë në Dortmund, s'duhet t'ia kemi frikën aspak skuadrës së Bajernit. Ndaj do të luajmë atje me të gjithë fuqinë tonë për të marrë hak. Deri më tani kemi pasur rezultate mjaft të mira në ndeshjet ku kemi qenë skuadra mike dhe mendoj se do arrijmë ta ruajmë këtë ekuilibër edhe në Mynih. Edhe pse kemi humbur në përballjen e mëparshme në 'Allianz Arena', forma e skuadrës sonë është rritur ndjeshëm që atëherë". Sa i përket përballjes në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, Hazenhytl ka shtuar duke thënë se: "Humbja ndaj Bajernit në kupë na ka kushtuar shumë energji, megjithatë do të shfaqim një formë mjaft të mirë në këtë përballje. Ka qenë një humbje, e cila na ka bërë edhe më të fortë për të bërë përpara dhe për të kërkuar triumfin me çdo kusht. Në sfidën e kaluar kemi vuajtur edhe një problem mjaft të madh, luajtëm me 10 lojtarë, pasi Kita u ndëshkua me të kuq. Kësaj radhe do të jetë diçka komplet ndryshe dhe do të sulmojmë me të gjithë forcat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania