Panorama Sport (Albania)

Milan-Juventus, Milan-Juventus, gjigantët gjigantët i i luajnë luajnë të të gjitha gjitha

Rrezikon manjati kinez, në lojë hyn bankieri Paolo Skaroni

-

Përveç mbledhjes së Asamblesë kuqezi, nëntori do të jetë përcaktues edhe për fatin e Milanit, ose më saktë për atë të financave të klubit. Sipas italianes "La Repubblica", Jonghong Li do të duhet të tregojë me fakte soliditeti­n e tij ekonomik. Në alternativ­ën më të mirë, klubi mbetet kinez, përndryshe e ardhmja e "Djallit" do të jetë në duart e fondit "Elliot" falë 303 milionë eurove që i kanë huazuar gjashtë muaj më parë manjatit kinez. Nëse Mr.Li nuk vërteton pasuritë e tij, Milani mund ta gjejë veten me një tjetër president. Bëhet fjalë për Paolo Skaronin, post drejtuesi në Bankën Tregtare Rothçild dhe konsulent i kinezëve kuqezi në procesin e shitjes së klubit nga ana e Berluskoni­t. Sipas të njëjtit burim, Mr.Li dhe Pol Eliot Singer kanë një marrëveshj­e sipas të cilët kreu kinez duhet të shtojë me 60 milionë euro kapitalin, përndryshe fondi "Elliot" merr frerët e "Djallit". Në rast verifikimi të kësaj hipoteze, siç thamë, Skaroni bëhet president me Fasonen dhe Mirabelin që ruajnë pozicionet e tyre. Ndërkohë që bilanci për gjashtë muajt e parë të 2017-ës shënon 100 milionë euro humbje, Fasone ka siguruar një marrëveshj­e me bankën "Merrill Lynch" për një hua pikërisht prej 60 milionësh. Garancia e ofruar këtij institucio­ni është kuotimi i Milanit brenda 2020-ës në bursën e Hong Kongut. Deri më sot Jonghong Li ka paguar çdo detyrim dhe seriozitet­in e tij ia ka treguar edhe skuadrës, së cilës dje i ka dërguar një video ku e uron për sfidën ndaj Juventusit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania