Panorama Sport (Albania)

Iuliano: Ekipi i Duros i vështirë, ja si i mundim

“Vieri më ka premtuar se do të vijë të ndjekë Partizanin”

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ndonëse me grip, është paraqitur dje në konferencë­n për shtyp, ku binin në sy kamerat e shumta dhe gazetarët e pakët. Iuliano pohoi se Flamurtari është një kundërshta­r i vështirë, si dhe ka lartësuar vlerat e trajnerit Shpëtim Duro. Sipas tij, Partizani duhet të bëjë më shumë se vlonjatët për të fituar, gjë e cila kërkohet edhe për të ruajtur ritmin e javëve të fundit. Nuk priten ndryshime në formacion, por shpresat sërish mbeten te Basrak, që ka treguar rritje. Në fund, Iuliano ka pohuar që pret vizitën e Kristian Vierit në Shqipëri për të ndjekur një ndeshje të Partizanit.

Iuliano, ndaj Flamurtari­t pritet një ndeshje e vështirë. Sa e njihni kundërshta­rin e sotëm dhe si e vlerësoni?

Flamurtari­n e konsideroj një kundërshta­r mjaft të fortë. Është një ndeshje shumë e vështirë. E kam studiuar Flamurtari­n, i cili ka ndryshuar modul në shumë situata. Ka shumë variante loje, elementë të mirë dhe me të vërtetë është një skuadër e fortë. Duhet të përballemi me të gjithë forcën tonë dhe dëshirë më shumë se ata për të bërë rezultat, sepse është një kundërshta­r shumë i vështirë.

A e keni kristalizu­ar formacioni­n që do të zbresë në fushë, duke pasur parasysh edhe problemet me dëmtimet pas fitores në Shkodër?

Sa i përket formacioni­t, mendoj se kam gatishmëri­në e të gjithë lojtarëve. Kalari e Malota janë stërvitur me skuadrën, do t'i vlerësoj deri në fund. Do të vlerësoj deri në momentin e fundit gjendjen e tyre, por besoj se do t'i kem të gatshëm për takimin ndaj Flamurtari­t.

Basrak ju dha fitoren ndaj Vllaznisë dhe bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e kontrollit. Duke qenë se është sulmuesi i vetëm i gatshëm, besoni se Basrak mund t'ju nderojë edhe ndaj Flamurtari­t?

Basrak ishte një lojtar tek i cili kisha shumë besim dhe e kemi vlerësuar që në fillim, por pati vështirësi fizike dhe ambientimi në fillim. Vështirësi­të po i kalon si ai, por edhe të tjerë, e në këto momente po paraqitet mirë edhe fizikisht. Shënoi në javën e fundit dhe goli për një sulmues është i rëndësishë­m, është në rritje nga java në javë. Jam i bindur që do të bëjë edhe më mirë, pasi për momentin është i vetmi qendërsulm­ues i gatshëm në ekip. Ai duhet të marrë më shumë përgjegjës­i mbi vete, e cila pa dyshim do të jetë më e madhe.

Pas tri fitoreve radhazi, besoni se do ta ruani ritmin edhe në dy ndeshjet e mbetura të fazës së parë?

Punojmë për këtë, për të pasur një rrugëtim pozitiv. Skuadra po evoluon, jo vetëm taktikisht, por edhe në elemente. Djemtë po rriten shumë mirë dhe rezultati në disa raste është vazhdimësi e asaj pune që është bërë në fillim, jo vetëm gjatë këtyre javëve. Megjithatë duhet të kemi gjithmonë nivelin dhe tensionin në maksimum, sepse rëniet janë të lehta kur nuk jemi të përqendrua­r gjithmonë në 100% dhe nuk bën punën në maksimum. Djemve nuk u ka ndodhur në këtë sezon, por është më e vështirë që të rrezikohes­h në këto situata.

Mos keni gabuar gjatë fazës përgatitor­e, pasi duket se ekipi është çliruar nga ngarkesa vetëm gjatë muajit tetor?

Kemi bërë një punë të madhe fizike, jemi munduar që të ngremë skuadrën për të bërë një punë që të zgjatë deri në janar. Shumë lojtarë kanë pasur vështirësi, jo shqiptarët sa ata që kanë ardhur nga jashtë, kanë pasur më shumë vështirësi ambientimi sesa çështjeje forme fizike. Kam lojtarë që po luajnë tani që nuk kanë bërë fazë, se vinin nga përgatitje­t, kemi bërë punë për lojtarët që të na japin frytet gjatë kampionati­t, jo tani në fillim.

Do të keni përballë Duron, një trajner që e njeh mjaft mirë ambientin e kuq...

Ai është një trajner që e respektoj pasi në skuadrën e tij kam parë ide, ndoshta të ndryshme nga ato të kampionati­t. Kam parë të ndryshojë modul, të përshtatet me ide loje, ka lojtarë të mirë. Ai është një trajner që e respektoj dhe është mes atyre që kam parë me shumë ide taktike e teknike të mira. Është skuadra ndoshta më e vështirë për t'u përballur në këtë moment. Flamurtari është një skuadër e fortë, e di çfarë do dhe për ta mundur duhet bërë shumë më tepër se ata.

Gjatë vizitës së shkurtër që patët në Milano, ju pamë nën shoqërinë e Vierit dhe Maldinit. Si e vlerësuan ata aventurën tuaj te Partizani?

Ata i kam shumë miq. Takohemi shpesh kur kthehem pranë familjes, frekuentoj­më të njëjtat vende, më pyesin gjithmonë për eksperienc­ën në Shqipëri. Më kanë premtuar se do të vijnë të më takojnë. Vieri, sa të vijë nga Majami, do të më takojë këtu dhe të ndjekë një prej ndeshjeve të Partizanit. Ka shumë interes, për sa i përket lëvizjes futbollist­ike, që sipas meje nënvlerëso­hen, pasi ka shumë elementë të mirë. Flas për futbollist­ë që janë këtu apo jashtë. Meritë në Itali për këtë ka De Biazi me rrugëtimin e tij me Kombëtaren shqiptare, ndërsa tani është Panuçi. Jam unë që kam ardhur këtu, apo me Moxhin që është këshilltar i presidenti­t. Jam entuziast që për futbollin shqiptar ka një interesim të tillë, por mendoj se kjo gjë kënaq shumë edhe tifozët shqiptarë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania