Panorama Sport (Albania)

Go!a "asket turpëron F amurtarin, iton Apo onia

-

Në basketboll për meshkuj në Kategorinë e Parë u luajtën dy ndeshjet e javës së tretë, ku Goga Basket regjistroi një tjetër fitore mjaft të thellë këtë javë. Durrsakët nuk njohin rivalë deri më tani dhe vetë rezultati 104:28 tregon mbi epërsinë e tyre mbi rivalët. Nuk ka shumë për të treguar nga ky takim, pasi çdo gjë flet në favorin e vendësve. Lojë e bukur, ritëm i lartë, spektakël, harmoni ishte refreni që përshkoi gjithë minutazhin e skuadrës vendëse në takimin e djeshëm. Lojtarët e Flamurtari­t nuk mundën të bëjnë asgjë, veçse të uronin mbylljen sa më të shpejt të sfidës. Me këtë ritëm dhe superiorit­et ndaj çdo rivali, djemtë e Goga Basket po tregojnë që ngjitja në elitën e basketboll­it shqiptar do të jetë formalitet, ndërsa ndeshja e dytë, ajo midis Apolonisë dhe Elbasanit, pati dy tablo. Ekipi fierak ka luajtur mjaft mirë në dy periodat e para, duke vendosur madje edhe fatin e këtij takimi, ndërsa Elbasani është zgjuar vetëm në pjesën e dytë. Ndeshja nis mjaft mirë për Apoloninë, ku Prifti shënon tri herë nga gjuajtjet për tri pikë, ndërsa Apolonia krijon një diferencë prej pesë pikësh. Në dhjetë minutat e dyta, ekipi i Apolonisë luan shumë herë më mirë dhe krijon një diferencë të konsiderue­shme, duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 31-16. Elbasani nis e zgjohet në dhjetë minutat e treta, por vetëm dy pikë është avantazhi në këtë periodë. Në dhjetë minutat e fundit, Elbasani mundohet, por pa ia arritur qëllimit të kthejë një takim që dukej i humbur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania