Panorama Sport (Albania)

Vllaznia tremb Kukësin, Gjoka i thyen “lapsin” Gjicit

Trajneri replikon me presidenti­n pas notave: “Unë nuk i ofendoj njerëzit”. Hasani, shigjetë Cungut: “Tani jemi më mirë”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është ndalur në shtëpi ndaj Vl laznisë që drejtohet nga ish- trajneri, i cili i shpalli verilindor­ët kampionë sezonin e shkuar, Ernest Gjoka. Me sa duket, njohjet e këtij të fundit për ekipin kanë rezultuar efikase në një ndeshje, ku, nëse do të ishin treguar pak më të kujdesshëm, kuqeblutë mund edhe të kishin fituar. Por, kjo humbje, përveçse në anën morale, do t'i kushtojë shumë Kukësit edhe në tabelën e klasifikim­it, pasi tanimë e sheh Skënderbeu­n e vendit të parë plot pesë pikë larg. Ndërsa, kuqeblutë, përveç pikës, kanë gjetur edhe sulmuesin e munguar. Çarls Atsina ka arritur të shënojë dy gola në këtë përballje duke dhënë edhe garanci për të ardhmen.

PJESA E PARË

Vllaznia bën një nisje që askush nga ata që ishin të pranishëm në stadiumin "Zeqir Ymeri", apo ata që ndiqnin ndeshjen në televizor nuk e kishin besuar. Minuta e shtatë dhe Gilman Lika kroson pa shumë pretendime në zonën vendëse nga një goditje dënimi, duke gjetur Pjeshkën, i cili fiton dyluftimin me Idrizin dhe me kokë gjuan fort. Topi përplaset në shtyllën pingule dhe kthehet tek Atsina, i cili brenda zone gjuan fort dhe shënon. Shkodranët festojnë, ndërsa kampionët nuk u besojnë syve dhe reagimi i tyre është i dobët. Gjuajtjet e Rustem Hoxhës nga distanca dhe rrotullimi i Gurit brenda zonës kundërshta­re nuk sjellin golin e barazimit. Nga ana tjetër, kuqeblutë janë më të qetë dhe dalin me lehtësi para portës kundërshta­re, çka bën që dyfishimi i rezultatit të mos vonojë. Në minutën e 20-të, Atsina kontrollon një top në kufijtë e zonës së Koliçit dhe gjuan pa u menduar dy herë, duke detyruar portierin vendës që të grushtojë. Topi mbetet aty dhe Hasani e kontrollon duke e kthyer edhe njëherë tek Atsina, i cili, me një gjuajtje të saktë, i pambuluar nga mbrojtësit kundërshta­rë, gjuan dhe shënon. Kukësi nuk pajtohet me avantazhin dhe hidhet i gjithi në sulm. Pesë minuta i mjaftojnë për të shkurtuar diferencën, ku pas një krosimi të Kales në zonë, Guri kërcen mbi

mbrojtësit miq dhe me kokë mposht Selimajn. Pas këtij momenti, verilindor­ët janë më të qetë, megjithatë deri në mbyllje të pjesës së parë nuk arrijnë të gjejnë golin e barazimit.

PJESA E DYTË

Milinkoviç e nis me zëvendësim

dhe Ethemi i lë vendin Shtubinës, i cili jep më shumë garanci me eksperienc­ën e tij në fushë. Por, ata që do të rrezikojnë të parët janë sërish miqtë dhe protagonis­t do të jetë Atsina, gjuajtja e të cilit tund rrjetën e jashtme. Vllaznia

mbrohet mirë dhe mundohet të mos u japë hapësira mesfushorë­ve dhe sulmuesve të Kukësit, por e ka të vështirë një gjë të tillë, duke qenë në presion të vazhdueshë­m. Alijev do të ketë një mundësi të artë në minutën e 60-të, por dalja e

shpejtë e Selimajt i heq mundësinë e shënimit. Një minutë më vonë, Shtubina lëviz mirë në krahun e djathtë të sulmit dhe pason për Kalen, i cili, në pozicion ballor me portën nga një distancë prej 20 metrash, lëshon një silurë duke mos i lënë asnjë

mundësi portierit Selimaj të ndalë sferën. Ka ende lojë dhe Kukësi mundohet që të gjejë golin e fitores, por lodhja ka nisur të ndihet në këmbët e futbollist­ëve verilindor­ë, të cilët në minutat e fundit duket sikur pajtohen me barazimin.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania