Panorama Sport (Albania)

100 ndeshje me Napolin, tifozët: Hysaj, paguaj birrat!

54 000 të pranishëm në këmbë, ultrasit ngacmim shqiptarit

- OLSI TUJANI

Në gusht të vitit 2014, një sh qiptar iu shtua listës së kuqezinjve në elitën e futbollit italian. Më 31 gusht, Elseid Hysaj nisi rrugëtimin e tij drejt suksesit në futbollin elitar përtej Adriatikut, duke shkelur për herë të parë në stadiumin "Dacia Arena" të Udines me fanellën e Empolit në Serinë A. Në 23 gusht të vitit pasardhës, Hysaj veshi për herë të parë fanellën e Napolit, por për fat të keq në një humbje ndaj Sasuolos. E nga ajo përballje, shqiptari ka arritur kuotën e 100 sfidave të zhvilluara me axurrët në të gjitha kompeticio­net. Për këtë, dje i është bërë një ceremoni nderimi në shtëpi, në stadiumin "San Paolo".

JUBILEU

Nga Sasuolo te Sasuolo... Për mbrojtësin e Kombëtares, ka pasur një koincidenc­ë interesant­e. Ndeshjen e tij të parë me napolitanë­t e ka bërë kundër Sasuolos, sfidë e fituar nga kjo e fundit, ndërkohë që ceremonia e 100 ndeshjeve me Napolin është bërë dje, në ndeshjen kundër kësaj skuadre. Në stadiumin "San Pao- lo", shqiptari është nderuar nga Napoli dhe të gjithë të pranishmit me një ceremoni. Para nisjes së takimit, Elseid Hysaj është përshëndet­ur nga klubi në nder të 100 ndeshjeve të Hysajt me këtë skuadër. Kapiteni Marek Hamshik i ka dhuruar mbrojtësit të Kombëtares një fanellë me numrin 100, si simbol të jubileut të arritur nga shqiptari. Nisur nga ndeshja e radhës që Napoli do të luajë në mesjavë kundër Mançester Sitit, trajneri Sarri e kishte pranuar prej disa ditësh që një nga futbollist­ët, të cilët do të pushonin në këtë ndeshje, do të ishte Hysaj dhe kështu ndodhi. Shqiptari u la pushim dje, në fitoren 3-1 të Napolit ndaj Sasuolos. Shqiptari e arriti këtë kuotë ndeshjesh para dy javësh, kundër Interit.

TIFOZËT

Mbrojtësi kuqezi është kthyer në një nga beniaminët e qytetit të Napolit dhe lidhja e tij me tifozët është e madhe. Prezenca e mbrojtësit kuqezi në formacion është tashmë e padiskutue­shme dhe raporti miqësor i tij me ultrasit është vënë re edhe gjatë ceremonisë. Ndërkohë që kapiteni Hamshik i ka dhuruar fanellën me numrin 100, ultrsait e skuadrës kanë brohoritur në kor: "Hysaj, na paguaj birrat!". Një ngacmim miqësor kundrejt shqiptarit dhe tregues i miqësisë dhe raportit të mirë mes tij dhe ndjekësve të Napolit.

 ??  ?? FQ. 16
FQ. 16
 ??  ?? Elseid Hysaj merr dhuratën simbolike nga kapiteni i Napolit, Marek Hamshik
Elseid Hysaj merr dhuratën simbolike nga kapiteni i Napolit, Marek Hamshik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania