Panorama Sport (Albania)

Higuain: Di si ta bëj të vuaj Donarumën

“Pas traversës së Kaliniçit, i thashë Bufonit se ia hodhëm”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dy gola për t'u dhënë një shuplakë kritikave, por në të njëjtën kohë për të rikthyer në "vitrinë" emrin e tij, për të marrë tri pikët e radhës për Juventusin dhe për të pushtuar strofkën e një Milani gjithmonë e më tepër në krizë. Gonzalo Higuain rikthehet të ulërijë në momentin e duhur, sepse sfida me kuqezinjtë ishte tepër e rëndësishm­e për t'u fituar dhe mesa duket, vetë "Pipita" e kishte analizuar në një mënyrë të veçantë kundërshta­rin, sidomos atë që duhej të mposhte, Xhanluixhi Donarumën. "Dopieta më gëzoi, por nuk është ndonjë arritje e madhe, sepse me punë arrihet gjithçka. Sa e vështirë është t'i shënosh Donarumës? Fola me Bufonin dhe e kam studiuar edhe vetë Xhixhon. E dija se ai vuante goditjen nga distanca, aq më shumë ato me top tokazi, për vetë faktin se duke qenë aq i gjatë, i duhet më tepër kohë që të reagojë. Duke i ndarë këto mendime me Bufonin, arritëm në këtë pikë. Fatmirësis­ht, të dyja goditjet e mia përfunduan në rrjetë dhe e përmbushëm objektivin ndaj Milanit. Çfarë i thashë Bufonit pas pjesës së parë? Me Xhixhin flasim shumë dhe motivojmë shpesh njëri-tjetrin edhe nga distanca kur jemi në fushë. Por pas rastit të humbur nga Kaliniçi në fund të pjesës së parë, iu afrova dhe i thashë: Tani ia hodhëm, duhet thjesht të luajmë të qetë dhe do e mbyllim ndeshjen në pjesën e dytë. Kisha të drejtë dhe jemi të lumtur për fitoren që morëm ndaj Milanit. E merituam", u shpreh dje argjentina­si. ETAPAT E ARTA

Në Serinë A e dërgonte Kristiano Ronaldo, pa shumë kompliment­e... Po, sepse në verën e vitit 2013, në periudhën kur Kavani vendosi të lërë Napolin

për PSG-në, "CR7" ngre zërin te presidenti Florentino Perez: "Ai tipi nuk më pason kurrë topin". Kaq u desh që Reali të vendoste të mbante Benzemanë në skuadër dhe të dërgonte "atë tipin" te Napoli. Gonzalo Higuain, i cili te Reali i Madridit zbarkoi kur ishte vetëm një adoleshent, pas një periudhe pozitive të kaluar te River Plejti, la Spanjën pas 107 golash të shënuar në La Liga dhe zbarkon te Napoli, ku nisi aventurën, e cila e dërgoi të mbyllte rrethin e 100 dhe 101 golave në Serinë A, pikërisht në "San Siro". Një aventurë me tri

shifra kjo, e cila e bën atë së bashku me Zlatan Ibrahimovi­çin, lojtarin e dytë që arrin të kapë apo të kalojë kuotën 100 gola, në dy nga pesë kampionate­t më të rëndësishm­e të Europës (107 në Spanjë dhe 101 në Serinë A për argjentina­sin dhe 122 në Itali, dhe 113 në Francë për suedezin). Impakti ishte bombastik te Napoli, sepse pavarësish­t se çau nofullën në një shkëmb nënujor teksa shijonte detin, edhe pse i fashuar me të kaltrit, nis të shënojë me breshëri, duke e mbyllur sezonin e parë me 24 realizime si dhe fitoren e Superkupës së Italisë, pikërisht ndaj Juves. Dhe të dytin me 29... Në të tretin, 2015-2016, e mban Napolin mbi shpatulla duke e bërë kampion dimri, por Juventusi është më i papërmbajt­shëm se ai pavarësish­t 36 golave sezonalë, duke thyer kështu rekordin e Serisë A, të Nordhal, një prej të cilëve një roveshatë që ngriti në këmbë "San Paolon". Por, vera e dy ditëve më parë do të ishte edhe më e nxehtë, sepse transferim­i nga Napoli te Juventusi për 90 milionë euro, fillimisht shkaktoi bujë vetëm për rivaliteti­n e ashpër mes dy skuadrave, pasi starti i "Pipitas" nuk ishte shumë i fortë, duke qenë se për disa muaj luajti edhe mbipeshë. Por, argjentina­si tregoi se me ose pa disa kilogramë më shumë, golat di t'i shënojë dhe sezoni i parë në Torino u mbyll me 32 gola dhe titullin e parë kampion në Itali. Bashkëpuni­mi i tij me Dibalën sa vinte dhe bëhej edhe më i fortë, derisa u konfirmua të shtunën në "San Siro" me dopietë personale. ETAPAT ZHGËNJYESE

Shumë gola, vazhdimësi e frikshme, por një frikë nga ndeshjet që vlejnë. Zhgënjimet e Higuainit kanë qenë të pakta, por shumë të rënda duke nisur nga vera e vitit 2014: Në fillim humb finalen e Botërorit me Argjentinë­n, duke pasur në këmbët e tij pas vetëm disa sekondash lojë një "dhuratë" të Krosit, ndërsa me fillimin e kampionati­t dështon me Napolin në "play off"-et e Championsi­t, pasi i eliminon Bilbao. 2015ta gjithashtu ishte negative, pasi Dnipro i eliminon në gjysmëfina­let e Ligës së Europës, përveçse ndaj Lacios, në ndeshjen e fundit të Serisë A, që vlente vendin e tretë, dërgoi në tribunë penalltinë që do t'i garantonte kualifikim­in në Champions. "San Paolo" e vërshëlleu dhe aty u kris diçka mes Napolit dhe Higuainit, që e dërgoi te Juventusi, ku sivjet po luan sezonin e tij të dytë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania