Panorama Sport (Albania)

Katalonja një makth, Reali për turp me Gironën

Katër minuta u mjaftojnë katalanasv­e për të mposhtur madrilenët, festë në qytet

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në një atmosferë të kushtëzuar jo pak edhe nga ndodhitë politike në vend, Kampionët e Europës humbin në shtëpinë e Gironës. Pak politikë, por tifozeri dhe kurajë për t’u admiruar ajo e skuadrës katalanase. Kjo ishte vizita e parë e kryeqyteta­sve në Katalunjën e shpallur e pavarur. Tension jashtë fushe dhe asnjë surprizë brenda saj, ishte ky parashikim­i i një ndeshjeje që respektoi gjithçka përveç parashikim­eve.

SHTYLLË E GOL - Për Zidan, takimi niste me dy mungesa, atë të Karvahal, i zëvendësua­r nga 18- vjeçari Ashraf dhe Kejlor Navas: në portë katalanasi Kiko Kasija. Momenti i parë emocionues i garës vjen në sekondën e 11të të minutës së 11-të, kur Mafeo më një goditje-kros arriti të mundë portierin madrilen. Për fatin e tij të keq, topi përfundoi në shtyllë me Serxho Ramosin që spastroi zonën pa u menduar dy herë. Ky top i kapitenit përfundoi te Benzema që pason bukur për Ronaldon. Portugezi shënjestro­n portën duke marrë një përgjigje të bukur nga portieri vendës, i cili nuk mund të bëjë asgjë në goditjen e Iskos që çdo në avantazh Realin.

SHTYLLA DHE SHPËRDORIM­E - Ndeshja vazhdon për shumë minuta në të njëjtët binarë, me Gironën që ka iniciativë­n dhe kthjelltës­inë e duhur dhe Realin që nuk sulmon si zakonisht. Katalanasi­t ndalen rishtazi nga shtylla kur tentojnë me Portu, ndërsa Ronaldo shpërdoron shansin e radhës. Shënjestra e portugezit vazhdon të mos jetë e dikurshmja, sidomos në ndeshjet e fundit.

PËRMBYSJA - Pjesa e dytë nis me Adajn që largon nga vija fatale goditjen e Benzemasë. Gironasit vazhdojnë të sulmojnë dhe barazojnë me Stuanin. Ekuilibri është një shtysë më shumë për vendësit që gjejnë edhe golin e avantazhit me Portu. Për 35 minuta Zidan përpiqet të kthejë pa sukses rezultatin, teksa tifozët vendës gëzojnë duke brohoritur emrin e Mesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania