Panorama Sport (Albania)

Flamurtari­Flamurtari rikthenrik­then krizënkriz­ën tete Partizani,Partizani, tifozëttif­ozët ee kuq:kuq: KemiKemi ekip “Facebook”-u

Vlonjatët thyejnë tersin, fitorja e parë pas 11 viteve në Tiranë

- ILIR CARA

Nuk ka ujë ujë të të ngrohtë, ngrohtë, ekipet ekipet bëjnë bëjnë dush... dush... bashkë

Vlonjatët Vlonjatët për për Europë, Europë, Duro: Duro: Bllokuam Bllokuam Trashin Trashin dhe i i mundëm

Hoxhaj Hoxhaj ka fiksim fiksim “demat”: “demat”: Rastësi Rastësi që që ndëshkoj ndëshkoj gjithmonë gjithmonë Partizanin Partizanin

Partizani i trajnerit Mark Iuliano është i destinuar për të thyer të gjithë rekordet negative, ku pas 11 viteve i dha mundësi Flamurtari­t që t'i gëzohej një fitore në kryeqytet. Takimi tregoi diferencat mes dy skuadrave, sa u përket lojtarëve në fushë dhe strategjiv­e të dy trajnerëve. Shpëtim Duro është një njohës i mirë i Superiores, si dhe e njeh Partizanin me "dhëmbë e dhëmballë". Tri fitoret radhazi të "demave" rezultuan rastësi, pasi skuadra e Iulianos nuk e ka cilësinë dhe mundësinë për të vijuar ecurinë pozitive. Flamurtari i Duros u tregua i disiplinua­r në çdo lëvizje dhe në rastin e vetëm që krijoi në pjesën e parë i ndëshkoi kryeqyteta­sit. Ardit Hoxhaj mbetet një "vrasës" i lindur për Partizanin, pasi në përgjithës­i ka pasur fat dhe i ka ndëshkuar, fillimisht me Bylisin dhe kësaj radhe me skuadrën e vendlindje­s. Hoxhaj sikur e kishte parandier golin dhe fati deshi që ai të thyente "agjërimin" 11-vjeçar të Flamurtari­t në kryeqytet, pasi për herë të fundit kishte fituar më 11 nëntor 2006, në shifrat 3-0. Me këtë fitore, Flamurtari blindon vendin e tretë dhe është vetëm 2 pikë larg Kukësit të vendit të dytë, të cilin javën që vjen e presin në Vlorë. Vlonjatët janë për Europë, ndërsa Partizani mbetet katastrofë.

PJESA E PARË - Për herë të parë në këtë sezon, Partizani e nis takimin me të njëjtin formacion si një javë më parë. Por ndaj Flamurtari­t nuk funksionoi, ndonëse Partizani e kërkoi që në fillim golin dhe, me dy goditjet e shpejta nga këndi, kërkuan që të përsërisin startin e transfertë­s së Shkodrës. Flamurtari ka në ekip lojtarë shtatlartë, faktor i cili ndikoi kryesisht në fitimin e dyluftimev­e ajrore në fushën e lojës. Bicaj e futi në "morsetë" Basrak, i cili nuk fitoi asnjë dyluftim ndaj lezhjanit. Vlonjatët e kishin studiuar mirë Partizanin, pasi arritën që t'i bllokonin me sukses pikat e forta, kështu që mundësia e vetme për të goditur portën mbeten goditjet nga distanca apo nga pozicionet standarde. Lojtarët e huaj të Partizanit ishin jashtë forme në ndeshjen e djeshme, ndërsa vlonjatët, pasi lanë kundërshta­rin të "vërdallise­j" në fushë, në minutën e 25- të i godasin në rastin e vetëm. Protagonis­ti është i njëjtë, Ardit Hoxhaj, i cili është kthyer në një makth për të kuqtë.

Pas golit, Partizani humbet edhe Adorjan, që u dëmtua dhe në vend të tij hyri Herrera, i cili nuk dha asgjë. Koha e rregullt dhe 3 minutat shtesë u mbyllën 0-1.

PJESA E DYTË - Partizani e nis fraksionin e dytë me një zëvendësim, ku La Kamera i

lë vendin Bardhit. Me këtë zëvendësim ndryshojnë rreshtim, ku Trashi kthehet në mesfushë përkrah Vilës dhe Bathës, ndërsa Bardhi e Herrera nga krahët në mbështetje të Basrak në qendër. Vlonjatët janë disi më të tërhequr, ku synimi mbetet administri­mi i

golit, ku në disa raste përdorin edhe marifetet për të vonuar lojën, si shtrirje të shpeshta në fushë. Përpos dëshirës që ka Partizani për të barazuar, Flamurtari nuk i jep asnjë shans. Të kuqtë janë shumë të ngadaltë në fushë dhe lëvizjet e tyre janë të lexueshme për

skuadrën e trajnerit Duro. Vlonjatët u japin mundësi vendësve që të luajnë edhe në fushën e tyre, por jo që të rrezikojnë. Në 10 minutat e fundit, Iuliano përdori edhe "kartën", që debutoi me ekipin e parë, por asgjë për të ndryshuar. Trajneri Duro i kreu të tre zëvendësim­et,

ku hyrja në fushë e Jakovljevi­çit, Nezirajt dhe Liçajt ishte më shumë për të administru­ar golin e Ardit Hoxhajt dhe, në fund, ia doli me sukses. Gjithçka mbyllet me fitoren e merituar të Flamurtari­t, që vërtetoi se Partizani mbetet një ekip me oscilacion­e.

 ?? FOTO: Flamurtari. FC ?? PARTIZANI-FLAMURTARI 0-1 Hoxhaj feston golin e fitores
FOTO: Flamurtari. FC PARTIZANI-FLAMURTARI 0-1 Hoxhaj feston golin e fitores
 ??  ?? Mesazhi i tifozëve të Partizanit që është gjithnjë e më larg titullit
Mesazhi i tifozëve të Partizanit që është gjithnjë e më larg titullit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania