Panorama Sport (Albania)

Pikët, Skënderbeu lë pas Bajernin dhe PSG-në

Europa nuk i pengon bardhekuqt­ë, në kampionat ecuri rekord

- GENTJAN ALINANI

U mendua se prezenca në Ligën e Europës do ta pengonte Skënderbeu­n që të kishte ecuri pozitive në kampionat dhe rivalët për titullin në Superiore mund të përfitonin nga ky fakt. Mirëpo duket se kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet e zhvilluara në fundjavë dhe të enjten u kanë...

Umendua se prezen ca në Ligën e Eu ropës do ta pengonte Skënderbeu­n që të kishte ecuri pozitive në kampionat dhe rivalët për titullin në Superiore mund të përfitonin nga ky fakt. Mirëpo duket se kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet e zhvilluara në fundjavë dhe të enjten u kanë dhënë më shumë forcë korçarëve për të mos u ndalur. Pas tetë javësh kampionat, e shohin veten në krye dhe të shkëputur 5 pikë nga ndjekësi më i afërt. 22 pikë të grumbullua­ra, 7 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Me këtë ecuri, ekipi i Ilir Dajës ka një mesatare pikësh 2.75 për ndeshje, që e rendit mes skuadrave më të mira në Europë. Vetëm gjigantët si Napoli, Siti dhe Barcelona kanë arritur të bëjnë më mirë se ekipi shqiptar. Kjo gjë, vetëm për faktin që kanë luajtur më shumë ndeshje sepse statistika­t thuajse i kanë të njëjta, vetëm 1 barazim dhe 0 humbje.

I TRETI NË EUROPË- "Panorama Sport" ka analizuar ecurinë e skuadrave në kampionate­t kryesore në Europë dhe në ato të rajonit. Nga përllogari­tjet rezulton se ekipi i Skënderbeu­t renditet i treti në Europë, duke lënë pas edhe gjigantët si Bajerni, PSG-ja, PSVja apo edhe të tjera. Sigurisht që skuadrat e tjera të mëdha, që janë më keq se Skënderbeu, janë të shumta, por në analizë janë marrë vetëm ekipet kryesuese të këtyre kampionate­ve. Në 8 ndeshje të luajtura, korçarët kanë arritur të grumbulloj­në 22

pikë, çka do të thotë një mesatare prej 2.75 pikësh. Më mirë sesa ekipi bardhekuq ka bërë vetëm Napoli, Barcelona dhe Mançester Siti. Skuadra e Hysajt ka arritur të marrë 31 pikë në 11 ndeshje duke pasur mesataren më të lartë në Europë (2.81 pikë). Pas italianëve renditen Barcelona dhe Mançester Siti. Të dy kryesuesit në Angli

dhe në Spanjë kanë 2.8 pikë mesatarish­t për ndeshje. PSGja dhe Bajerni kanë bërë më shumë ndalesa dhe për këtë fakt renditen më poshtë sesa të tjerët.

STATISTIKA­T- Pavarësish­t diferencav­e të mëdha që ekzistojnë në aspektin e nivelit me kampionate­t e tjera, statistika­t i japin Skënderbeu­t një

tjetër meritë në aspektin e mbrojtjes. Nga gjashtë kampionate­t kryesore të Europës, korçarët kanë mbrojtjen e dytë më të mirë. Ata kanë pësuar vetëm 5 gola, ndërkohë që në krye qëndron Barcelona me 3 të pësuar. Nga ekipet që kryesojnë kampionati­n, Siti ka pësuar 6, Bajerni 7, Napoli dhe PSG-ja nga 8 gola.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania