Panorama Sport (Albania)

"Partizani më sjell fat, goli për familjen dhe tifozët"

-

Partizani i sjell fat Ardit Hoxhajt, pasi i ka ndëshkuar me Bylisin më 12 dhjetor 2015 (1-1) dhe më 8 maj 2016 91-2 në kryeqytet ku shënoi dy herë). Me Bylisin i hoqi titullin, ndërsa me goli i djeshëm i dha Flamurtari­t fitoren e parë pas 11 viteve në kryeqytet. Pas ndeshjes, për "Panorama Sport", Hoxhaj tregoi fatin e tij ndaj "demave" dhe golin ua dedikoi tifozëve vlonjatë dhe familjes së tij. Ardit, me golin e sotëm ( djeshëm), po rezultoni si një vrasës për Partizanin. E keni bërë me Bylisin dhe kësaj radhe me Flamurtari­n...

Unë të gjitha ndeshjet i vlerësoj njësoj, por fati e deshi që unë të shënoj sot (dje) ndaj Partizanit. Pra, impenjimi im është maksimal në çdo ndeshje. Fati i keq i Partizanit, që i shënoj gjithmonë.

Sikur e kishit parandier këtë gol para ndeshjes... Shpresoja që të shënoja dhe kjo u realizua. Jam shumë i lumtur për golin dhe fitoren. Është një fitore që na bën mirë në çdo aspekt, pasi jemi një ekip i ri, i krijuar në verë. Pikët na ngjisin lart në renditje dhe na mbajnë në moral të mirë. Mendoj se Flamurtari do të bëjë një kampionat të mirë, pasi e kemi nisur me këmbën e mbarë. Shpresoj që pas këtyre dy fitoreve radhazi të krijojmë vazhdimësi. Jeni ankuar shpesh për gjyqtarët në javët e fundit, si e shikoni arbitrimin ndaj Partizanit? Nuk më takon mua të flas për gjykimin. Ne na del për detyrë që të bëjmë detyrën tonë në fushë, për të tjerat mendojnë drejtuesit. Tani prisni në shtëpi dy kryesueset, fillimisht Kukësin dhe më pas Skënderbeu­n. Sa ndikon te ju në këto dy sfida mungesa e tifozëve?

Tifozët vlonjatë janë një forcë e madhe për ne ndeshjet në shtëpi. Shpresoj që edhe në këto ndeshje të bëjmë maksimumin si ekip dhe të marrim të gjitha pikët e mundshme ndaj Kukësit dhe Skënderbeu­t. Të dyja janë ndeshje të vështira, por si fillim do të përqendroh­emi vetëm te Kukësi.

Mendoni se ky është viti i duhur i Flamurtari­t për të siguruar pjesëmarrj­en në Kupat e Europës?

Është shpejt akoma për të thënë këtë gjë, pasi janë luajtur vetëm tetë javë kampionat. Presidenti në fillim na ka thënë që objektivi juaj dhe i yni së bashku është respektimi i fanellës. Ndoshta Idrizi nuk ka dashur të na vërë nën presion për të thënë që objektivi ynë janë Kupat e Europës. Pra, objektivi ynë kryesor është respektimi i fanellës së Flamurtari­t që mbajmë veshur.

Keni ndonjë dedikim për golin që i shënuat Partizanit? Golin ua dedikoj tifozëve të Vlorës dhe familjes sime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania