Panorama Sport (Albania)

Duro: Partizanin e munda duke izoluar Trashin

"Nuk do doja të isha unë protagonis­ti i humbjes së 'demave'"

-

Shpëtim Duro ia ka dalë dje që të fitojë ndaj ish-ekipit të tij, gjithsesi ai nuk e ka fshehur keqardhjen që u bë protagonis­t i disfatës së "demave". Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "Supersport", fillimisht trajneri i Flamurtari­t u shpreh: "Nuk do doja të isha unë protagonis­t i humbjes së Partizanit, e them sinqerisht, por unë jam profesioni­st, do të bëj maksimumin për Flamurtari­n. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e, ndaj një rivali për titull në tri vitet e fundit, por duhet të jemi të sinqertë që nuk ka fituar me futboll cilësor deri tani. E kisha bindur ekipin se mund të fitonte në Tiranë, ndaj një rivali që nuk ishte superior ndaj nesh".

Rival për titull - Pyetjes se a është Flamurtari zëvendësue­si i Partizanit në treshen e parë që ka rivalizuar në vitet e fundit për titull, Duro iu përgjigj: "Flamurtari, rival për titulli? Nuk e them dot, duhet ta thonë specialist­ët dhe gazetarët. Kemi bërë shumë mirë deri tani, por kampionati është i gjatë. Duhet të jemi të përqendrua­r për të arritur objektivat që ka skuadra".

Njohja e Partizanit - "E njoh mirë Partizanin, sepse ka shumë lojtarë që i kam sjellë vetë. Sot (dje) përqendrov­a skuadrën tek eliminimi i Trashit dhe loja e Partizanit nuk ishte rentabël në përfundime­t e aksioneve. Partizani është shumë i rrezikshëm në krahun e djathtë, por Hoxhaj dhe Musta ishin të shkëlqyer sot, sidomos në pjesën e dytë".

Ekipi - Trajneri Duro pohoi se është i kënaqur nga ekipi i tij, pasi ka treguar ekuilibër në këtë fillimsezo­ni. "Jam i kënaqur nga skuadra, sepse ka ekuilibër të jashtëzako­nshëm, ndërsa shumë gola i kemi pësuar me 11metërsh. Sot (dje) patëm momente ku u tërhoqëm dhe Partizani na rrezikoi, por dolëm mirë edhe në pjesën e dytë. Me hapësirat që patëm mund të shënonim sërish, me pak kujdes".

Ardit Hoxhaj - Bushiç dhe Alvesh mbajnë peshën e sulmit, por dje ka vendosur 23vjeçari vlonjat Ardiat Hoxhaj, për të cilin trajneri Duro u shpreh: "Hoxhaj është pjesë e skuadrës, ka pasur dhe do të ketë minuta. U kam thënë të gjithë lojtarëve që do të kenë shansin e tyre, edhe pse ka shumë rivalitet. Kam 20 lojtarë shumë të mirë. Ndaj Partizanit zgjodha Arditin, bëri gjithçka shumë mirë, si me golin, ashtu edhe me veprimet në krah, duke ndihmuar shumë".

Presioni - Trajneri pohoi se Flamurtari nuk është nën presion, kjo edhe për meritë të administra­torit Idrizi, i cili nuk ka vënë kushte apo objektiv madhor. "E patëm sezonin e shkuar, kur rrezikonim rënien, ndërsa këtë sezon jemi shumë të qetë. Presidenti Idrizi nuk na ka vendosur asnjë objektiv, skuadra është e qetë. Nuk kemi asnjë objektiv të qartë, por oreksi vjen duke ngrënë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania