Panorama Sport (Albania)

Vjen era krizë, Iuliano: Humbje e pamerituar

-

Trajneri Mark Iuliano mbetet nga të paktët që thotë se Partizani luan mirë edhe kur humbet. Sipas italianit, skuadra luajti mirë ndaj vlonjatëve dhe rezultatin e shikon të gënjeshtër­t. Ai, pas ndeshjes, ka sqaruar edhe aktivizimi­n e Herrerës në vend të Adorjan, frikës së dështimit dhe bilancin e skuadrës së tij e shikon në fund të sezonit.

Pas një ecurie të mirë, gabuat duke bërë një hap prapa. Si e shikoni humbjen ndaj Flamurtari­t?

Mëkat, sepse pësuam gol me një gjuajtje në kuadrat, nga një kros, në një ndeshje që e kishim përgatitur mirë gjatë javës. Nuk patëm as fat, por nuk është një hap pas. Më vjen keq për djemtë, dhanë gjithçka, por nuk mund të themi që hodhëm një hap pas. Ndeshja ishte e mirë, rezultati është pak gënjeshtar.

Pse aktivizuat Herrerën dhe jo Bardhin, kur u dëmtua Adorjan?

U fut një anësor sulmi për një anësor sulmi. Herrera është paraqitur mirë kur ka luajtur, edhe sot bëri mirë, edhe pse nuk ishte vendimtar. Bardhi u fut me detyra në qendër, kishte tjetër pozicion.

Kreu duket shumë larg dhe tashmë mund të quheni thuajse jashtë. A e mendoni se Partizani ka një problem në krijimin e rasteve për shënim? Diskutimi për renditjen është i parakohshë­m. Ne duhet të punojmë, të rikuperojm­ë pikë dhe të gjejmë skuadrën ideale. Ndaj Flamurtari­t lamë tri pikë dhe na vjen keq, por kampionati nuk mbaroi sot. I kemi mundësitë, mjetet dhe forcën për të rikuperuar, duke u përmirësua­r në lojë dhe perfeksion­uar gjithçka me kalimin e kohës.

Në dy sezonet e fundit, Partizani ka qenë shumë pranë titullit. I druheni dështimit?

Unë jam këtu për të punuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme, që skuadra të luajë futboll të mirë. Nuk e di ku do të arrijmë, por baza është e mirë. Kjo është një ndalesë, sado e pamerituar, duhet të rikuperojm­ë sa më shumë pikë të mundemi, ndërsa nuk kam sferë kristali për të parë ku do të mbërrijmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania