Panorama Sport (Albania)

“Guerrils” refuzojnë lojtarët, vlonjatët simfonia e radhës e sharjeve ndaj Dukës

Pikante/ Mungoi uji i ngrohtë, vlonjatët lahen te "demat"

-

- Protesta e ultrasve të kuq ndaj lojtarëve ka vijuar edhe dje. Në fillim të ndeshjes ata dhënë mesazhin e radhës për lojtarët me anë të banderoles: "Në deklarata ' Facebook' e ' Instagram', ju gjithmonë të parve ju pamë, por në fushë, gjë nuk po tregoni. Nuk po ecni me hap kampioni". Në postimin e fundit në faqen e tyre tifozët pohuan se vërtetësia e mesazhit të tyre doli pas ndeshjes me Flamurtari­n. - Të pranishëm në stadium ishin edhe përkrahës të Flamurtari­t. Përveç mbështetje­s së ekipit të tyre, misioni i tyre kishte të bënte edhe me protestën e radhës ndaj FSHF- së dhe presidenti­t Armand Duka. Ofendimet e vlonjatëve ndaj Dukës dhe federatës ishin nga më të larmishmet dhe që u shtrinë gjatë gjithë ndeshjes. Por, në asnjë rast, zyrtarët e ndeshjes nuk vendosën që të ndërprisni­n mbarëvajtj­en e sfidës. - Përplasja me kokë mes Adorjan dhe Silianovsk­it në pjesën e parë bëri që takimi të ndërpritej për tri minuta, pasi lojtari i Flamurtari­t u fashua në kokë në fushë. Tifozët i kërkonin Iulianos të aktivizont­e Bardhin në vend të hungarezit, por në fushë hyri Herrera.

- Në minutën e 78- të acarohet situata, kjo erdhi pas shtrirjes në fushë të Ardit Hoxhajt si i dëmtuar. Gjyqtari ndërpret ndeshjen, por lojtarët e kuq shkojnë dhe i thonë që lojtari të dalë jashtë fushe për të mos vonuar lojën. Afrimi i lojtarëve të Flamurtari­t solli një përplasje mes palëve dhe nga kjo rrëmujë erdhi edhe irritimi i tifozëve të kuq, që hodhën edhe sende në fushë. - Irritimi i tifozëve të kuq me Hoxhajn soli përplasjen me forcat e rendit. Ultrasit e kuq u acaruan kur panë disa policë civilë, që po i filmonin në momentin e tensionit në fushë. Ky episod u bë shkak që ata të përleshesh­in me uniformat blu, por gjithçka u qetësua pas largimit të personave që i filmuan ultrasit. - Në përfundim të ndeshjes, lojtarët e Partizanit të mërzitur në mes të fushës diskutuan rreth ikjes te tribuna e tifozëve. Fjala e Hoxhës dhe Bathës bëri që ekipi t'u drejtohej tifozëve duke i duartrokit­ur për mbështetje­n. Por ultrasit i përzunë me gjeste, po edhe me fjalë të ndryshme. - Në momentin që lojtarët po hynin në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, ishte radha e tifozëve në tribunën qendrore të shpërtheni­n ndaj lojtarëve të huaj. Shënjestra ishte Erik Herrera, i cili me gjeste ua ktheu në mënyrën e tij. Tifozët kërkonin që lojtarët, kryesisht të huajt, të dorëzonin fanellat pasi nuk i meritonin. - Bashkëshor­tja e Herrerës është gjithnjë e pranishme në stadium, në kryeqytet, së bashku me vajzën e saj. Fundi i ndeshjes e gjeti në gjumë vajzën e vogël të panamezit, i cili nuk hezitoi që pas ndeshjesh të ulej në korridor dhe ta mbante në prehër vajzën

e tij.

- Vlonjatët janë përballur me një situatë jo të mirë në fund të ndeshjes, pasi mungonte uji i ngrohtë në dushet e tyre. Por, disa prej lojtarëve, kryesisht shqiptarët, nuk e patën problem që të zhveshur, të mbuluar vetëm me peshqir, të ecnin mes të pranishmëv­e në korridor dhe të shkonin për t'u larë te dushet e Partizanit.

- Edhe pas ndeshjes së djeshme, drejtuesit italianë, me në krye Moxhin, kanë hyrë në dhomat e zhveshjes për të analizuar me ekipin humbjen me Flamurtari­n. Ilir Cara

 ??  ?? Neziraj duke u kthyer pas dushit te dhomat e Partizanit
Neziraj duke u kthyer pas dushit te dhomat e Partizanit
 ??  ?? Herrera duke mbajtur vajzën në koridoret e stadiumit pas ndeshjes
Herrera duke mbajtur vajzën në koridoret e stadiumit pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania