Panorama Sport (Albania)

Guri: U befasuam, golin nuk mund ta festoja

-

Për sulmuesin e Kukësit, Sidrit Guri, ndeshja e djeshme ndaj Vllaznisë ishte e veçantë, pasi ai luante ndaj ishskuadrë­s ku ka nisur futbollin. Shkodrani nuk ka festuar në këtë ndeshje, ndërsa në një prononcim për "Panorama Sport" ka treguar emocionet që ka përjetuar se si të jesh përballë Vllaznisë. "U gjendëm në disavantaz­h të dy golave brenda 20 minutave, gjë e cila kishte shumë kohë që nuk i ndodhte skuadrës së Kukësit. Realisht u gjendëm pak të papërgatit­ur, pasi miqtë na surprizuan, por e mblodhëm vetëm dhe reagimi ishte ai që patë. Arritëm të shënonim dy gola, por për fat të keq nuk e përmbysëm dot rezultatin, edhe pse e dëshironim shumë dhe besonim deri në fund se mund ta arrinim një gjë të tillë. Një ekip që pretendon që të fitojë titullin, natyrisht që duhet të fitojë çdo ndeshje, por në futboll ka edhe të tilla situata. Tani duhet të reflektojm­ë në ndeshjen e radhës që do të luajmë ndaj Flamurtari­t, me objektivin për t'u rikthyer te fitorja", u shpreh sulmuesi. Trajneri - "Në këtë ndeshje kishim përballë Vllazninë me ish-trajneri tonë Gjokën, i cili e njeh mirë organikën tonë, pasi 60- 70 për qind prej nesh na ka stërvitur një vit dhe pa dyshim dhe ky fakt ka ndikuar në këtë rezultat. Por, gjithsesi, unë besoj se duhet të kishim bërë më mirë në këtë ndeshje, pasi dolëm zbuluar në dy gola shumë të shpejtë që na befasuan. Nuk e prisnim që Vllaznia të ishte kjo që u shfaq sot", ka vazhduar futbollist­i i verilindor­ëve deklaratën e tij. Emocionet - Në fund, sulmuesi flet edhe për emocionet e përjetuara. "Ndaj Vllaznisë ishte një ndeshje radhe, unë shënova gol dhe bëra detyrën time si sulmues, por sigurisht që përballë kisha ekipin e qytetit tim, të vendlindje­s sime, në aspektin njerëzor isha i emocionuar. Për këtë arsye, në shenjë respekti nuk festova, por në atë profesiona­l dhe sportiv dëshiroja që të shënoja dhe një gol tjetër dhe Kukësi të kishte fituar, por për fat të keq nuk arrita dot. Tashmë jam lojtar i Kukësit dhe më duhet të bëj dhe të jap maksimumin që ta ndihmoj ekipin tim drejt fitoreve dhe suksesit", ka mbyllur Guri. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania