Panorama Sport (Albania)

Gjoka thumbon Gjicin: Unë nuk di të ofendoj njerëz

"Presidenti ka meritën në fitimin e titullit kampion"

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici e vlerësoi me po të njëjtën notë si të trajnerëve që nuk kanë fituar trofe me Kukësin. Megjithatë, dje Ernest Gjoka ia theu lapsin. Në intervistë­n për "SuperSport", pas ndeshjes trajneri ka pranuar se në rezultatin pozitiv ka ndikuar edhe njohja që ai kishte për futbollist­ët.

Shënuat dy gola të shpejtë, por nuk e mbajtët dot avantazhin...

Ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen, ashtu erdhi. E goditëm kundërshta­rin në befasi dy herë, por nuk ishim në atë moment psikologji­k për ta mbajtur presionin, luanim ndaj një Kukësi kampion, por duhet të rritemi dhe të kemi besim te vetja.

Cilat ishin arsyet e superiorit­etit të dy golave?

Sapo e thashë që duhet të ishim më shumë fanatikë të detyrës. Bëmë dy gabime që edhe bëhen dhe kundërshta­ri na barazoi. Është vetëm çështje psikologji­ke, nëse vrasim frikën do ecim akoma më shumë.

Në pjesën e dytë skuadra juaj u tërhoq disi, mos ndoshta kjo ndikoi në pësimin e golit të barazimit?

Sigurisht që pjesën e parë ishim shumë në ekuilibër dhe shënuam dy herë, por në pjesën e dytë nuk donim të tërhiqeshi­m, donim të bënim sërish të njëjtën gjë, por nuk arritëm të shënonim golin që do të mbyllte ndeshjen.

Sa ka ndikuar njohja nga ana juaj e lojtarëve të Kukësit në këtë ndeshje?

Nuk kishte si ndodhte ndryshe, 5-6 lojtarë i njoh deri në thellësi se i kam stërvitur vetë një vit të tërë. Ua kisha shpjeguar lojtarëve futjen e Kale nga qendra dhe ky është i vetmi merak që më ka ngelur. Kale mund të shënonte nga pozicion tjetër, por jo nga qendra, sepse kishim punuar shumë për të ndaluar diçka të tillë.

Presidenti Gjici ju ka vendosur notën 8 mes trajnerëve me të cilët ka punuar. Keni një përgjigje për të?

Nuk kam dëshirë t'i kthej përgjigje Gjicit. Kemi bërë një vit të jashtëzako­nshëm të dy, ai ka meritën kryesore sepse ka prodhuar dhe ndërtuar një skuadër shumë të mirë. Unë jam profesioni­st dhe duhet t'i lavdëroj dhe jo t'i ofendoj njerëzit.

Keni një mesazh për tifozët shkodranë pas këtij barazimi?

E ndiej dhe e di çfarë do të thotë futbolli për tifozët shkodranë. Do të japim maksimumin, por na duhet patjetër tifozi, është oksigjen për ne dhe pa ata nuk mund të ecim dot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania