Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: U ndëshkuam nga dy gabime individual­e

-

Mladen Milinkoviç është parë mjaft i mërzitur pas ndeshjes së djeshme me Vllazninë, e cila përfundoi në barazim. Trajneri kishte hedhur në fushë një formacion miks, të diktuar edhe nga mungesat, por kjo nuk e justifikon humbjen në shtëpi. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport", ai u shpreh se skuadra e tij u ndëshkua nga dy gabime në mbrojtje. Të gjithë prisnin fitoren ndaj Vllaznisë, çfarë ndodhi?

Nuk jemi të kënaqur. Prisja sot që të fitonim. Dy golat e shpejtë na krijuan probleme. Dy gola nga dy gabime personale. Pastaj ishte shumë e vështirë që të kthenim lojën dhe të fitonim.

Ndikuan ndryshimet në formacion?

Në asnjë rast nuk e nënvlerësu­am

Vllazninë. Prisnim që ata të mbylleshin mbrapa dhe të dilnin në kundërsulm­e të shpejt. Idrizi nuk mbuloi mirë kundërshta­rin. Ndërsa te goli i dytë nuk kërceu Alla.

Ne luajtëm me 2 pyka, donim të luanim nga krahët. Fatkeqësis­ht në fushë nuk nxorëm atë që kishim planifikua­r gjatë javës.

Mos ndoshta Guri dhe Alijev nuk duhet të luajnë bashkë në formacion, pasi kanë të njëjtën mënyrë loje?

Jam dakord që pjesa e dytë ishte më e mirë. Besoj që në pjesën e parë duhet t'i kishim bërë më shumë presing Vllaznisë. Kishim shumë pasime gabim në të dyja pjesët. Edhe kur topi arrinte në krahët, nuk kishim një lojtar që mund të krosonte. Ne do bëjmë analizën dhe do shikojmë dhe njëherë lojën dhe do gjejmë se çfarë shkoi gabim. Arsyeja pse luajtëm me 2 qendërsulm­ues ishte se menduam që Vllaznia do mblidhej në mbrojtje dhe donim të shfrytëzon­im krosimet. Presidenti Gjici ju ka vënë notën më të lartë mes trajnerëve me të cilët ka punuar. Keni një koment?

Presidenti është mbi të gjithë. Ai vendos. Jam i sigurt që ai nuk është i kënaqur me rezultatin dhe performanc­ën ashtu si dhe ne. Në qoftë se ka një njeri që duhet të ketë ankesa, është presidenti. Të gjithë prisnim që të fitonim dhe të mbanim të njëjtën diferencë pikësh me Skënderbeu­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania