Panorama Sport (Albania)

Faza përgatitor­e dhe merkato, Osmani: Ja sekretet e suksesit

-

Pas fitores kundër Luftëtarit, tashmë Skënderbeu është i përqendrua­r te ndeshja e radhës në Europë, përballë Partizanit të Beogradit. Në një takim të vështirë në transfertë, bardhekuqt­ë do të kërkojnë të marrin maksimumin për të mbajtur lart synimet për objektivin e këtij sezoni. Për Tefik Osmanin bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë si gjithë të tjerat, ndërsa nuk e sheh si të pamundur marrjen e një rezultati pozitiv duke parë edhe përballjet e tjera.

Osmani, një fitore 2-0 përballë Luftëtarit që ju ka vënë në vështirësi në momente të ndryshme...

Është normale që një kundërshta­r si Luftëtari të të vërë në vështirësi, pasi e kemi thënë edhe herët e tjera që kampionati është synimi ynë kryesor dhe e dimë që është i vështirë. Edhe të shtunën kemi vuajtur shumë, por e dimë që thelbësore është trepikëshi dhe entuziazmi i ekipit me qëllim që të ecim sa më gjatë me këtë ritëm dhe të marrim fitore pas fitoreje.

Duket se ekipi tashmë e ka gjetur ritmin e duhur apo jo?

Ne jemi duke vijuar të mbajmë atë ritëm që duhet të kemi dhe merita kryesore i takon fazës përgatitor­e që kemi zhvilluar.

Kemi nisur fazën më herët nga ekipet e tjera dhe ndeshjet që kemi pasur në Europa Ligë që na kanë dhënë një tjetër ritëm.

Mbas kualifikue­seve në Europë, është plotësuar edhe grupi me lojtarë që na kanë dhënë shumë forcë dhe besoj që këto janë ato që bëjnë një ekip të jetë dominues. Duhet të theksoj që kemi një grup mjaft të mirë dhe kjo ndërton një ekip të fortë më pas.

Tani, pas kampionati­t, e ka radhën Europa. Si e shikoni ndeshjen me Partizanin e Beogradit?

Unë e kam thënë edhe herë të tjera që në kompeticio­ne të tilla të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kjo, edhe duke parë faktin që të gjitha ekipet në grupin tonë kërkojnë të kapin vendin e dytë në renditje. Duhet të kemi parasysh se do të luajmë në transfertë.

Skënderbeu e ka kapaciteti­n për të marrë rezultat në Beograd?

Me lojën që kemi treguar, duke luajtur ballë për ballë me çdo kundërshta­r besoj se po. Ne kemi treguar se kemi luajtur si të barabartë me ta, madje kemi qenë edhe më lart në lojë. Përse të mos mendojmë dhe të shkojmë atje për të marrë rezultat pozitiv, por më mirë t'ia lëmë fushës.

Ai dënim i dhënë nga UEFA ju mërzit disi për ndeshjet në vijim?

Normal që ishte një dënim që nuk e prisnim dhe mendoj se është i tepërt, pasi është një kënaqësi kur luan me Dinamon e Kievit me tifozë. Për këtë mendoj se ka qenë një vendim i ekzagjerua­r, por këto janë rregullat dhe duhen respektuar.

E bën më të vështirë objektivin tuaj ky dënim?

Jo, nuk është puna atje. Unë e thashë më përpara që nuk është e njëjta gjë kur luan me tifozë dhe kur luan pa tifozë për bukurinë e një ndeshjeje. Për ne lojtarët është njësoj, ndeshje mbetet. Por atmosfera ndryshon në varësi të prezencës së tifozëve. Kjo ndeshje do të përcaktojë fatin e kualifikim­it? Besoj se pas këtij takimi do të vendoset se sa do të jemi brenda objektivit. Duhet parë edhe rezultati i ndeshjes tjetër dhe më pas shihet se kush kalon e kush jo. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania