Panorama Sport (Albania)

Kriza e sulmit, në Gjirokastë­r tani kursehen edhe për... golat

Vetëm 3 gola, Luftëtari ka sulmin më të dobët të kampionati­t

-

Të luash mirë, jo gjithmonë do të thotë të fitosh pikë të rëndësishm­e që të shërbejnë për të bërë llogaritë në fund të kampionati­t. E njëjta gjë po i ndodh skuadrës së Luftëtarit që deri tani ka zhvilluar ndeshje shumë të bukura dhe të luftuara, nuk ka arritur të koleksiono­jë pikë. Kjo, si pasojë e mungesës së një sulmuesi goli. Dejvi Bregu është i fundit që ka shënuar për skuadrën gjirokastr­ite në humbjen që këta të fundit pësuan 1-2 me Kamzën në shtëpi. Dhe, nga aty, ekipi duhet të gjejë forcë dhe të bëjë një reflektim në lidhje me këtë situatë. Që nga java e pestë e kampionati­t mungojnë golat për ekipin gjirokastr­it dhe tregojnë qartazi mungesën e efiçencës përpara portës kundërshta­re. Mundësitë për të shënuar kanë qenë të shumta, ashtu si edhe në ndeshjen me Skënderbeu­n, por finalizimi i dobët e ka penguar Luftëtarin të marrë rezultate pozitive. GOLAT- Vetëm 3 gola të shënuar në 8 javë kampionat janë një sinjal i qartë se te Luftëtari nuk po shkojnë siç duhet gjërat, sidomos në repartin e avancuar. Largimi i Rexhinaldo­s, por edhe forma jo e mirë që po kalojnë lojtarët e sulmit kanë bërë që bluzinjtë të jenë ekipi me sulmin më të dobët deri tani në kampionat. E çuditshme, sepse vjet ishin një makineri golash. Dejvi Bregu dhe dy golat e Kristal Abazajt nuk e shpëtojnë dot sulmin e Luftëtarit. Trajneri Hasan Lika duhet ta ndryshojë patjetër këtë ecuri për ta rikthyer ekipin te rezultatet pozitive. Diçka që duhet të vijë që në javën e ardhshme, ku kundërshta­r do të jetë Lushnja. Sfida është më shumë sesa një finale, prandaj në Gjirokastë­r nuk presin më hapa falsë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania