Panorama Sport (Albania)

“Gjyq” te Teuta, ja prapaskena­t

Zhgënjimi i trajnerit Magani, shansi i fundit për “senatorët” planprishë­s

- DRILON XHEPOLLARI

Teuta ndodhet në një situatë tepër kritike, humbja ndaj Lushnjës ishte e katërta radhazi dhe e pesta në tetë ndeshje të zhvilluara. Pas disfatës në Lushnjë, Gugash Magani nuk i mbajti dot nervat. Menjëherë pas ndeshjes paraqiti dorëheqjen, por drejtuesit nuk e pranuan dhe e rikonfirmu­an në krye të ekipit. Gjithsesi, marrëdhëni­a me lojtarët nuk është e mirë. Sipas teknikut peqinas, janë disa lojtarë që po prishin ekuilibrat dhe me mosimpenji­min e tyre në fushë, skuadra nuk po rigjen qetësi.

ZËVENDËSPR­ESIDENTI - Ashtu si presidenti, edhe zv.presidenti Ardian Bardhi besojnë se durrsakët do të rikthehen te fitorja, por me në krye Maganin. "Ne kemi besim absolut te trajneri dhe e vlerësojmë punën që ai ka bërë pavarësish­t se rezultatet e fundit kanë qenë tepër negative. Nuk dua të flas shumë në këtë moment pasi gjithçka do të zgjidhet ditën e hënë (sot). Do të zhvillojmë një analizë të hollësishm­e për të kuptuar ku kemi gabuar. Por kjo gjendje nuk mund të vazhdojë gjatë", tha shkurtimis­ht Bardhi për gazetën "Panorama Sport". Masat - Duke u bazuar te deklarata e Hasanbelli­ut, stafi teknik me në krye trajnerin Magani kanë pakënaqësi nga Hila, Çyrbja, Dosti, por reparti që ka zhgënjyer totalisht ka qenë mbrojtja dhe porta duke pësuar gola amatoreskë në disa takime. Sot do të ketë një analizë të detajuar mes drejtuesve dhe lojtarëve, por nuk pritet të ketë përjashtim­e. Kjo pasi diçka e tillë do të përkeqëson­te edhe më shumë gjendjen në të cilën ekipi ndodhet. Në këtë mënyrë, duket si shans i fundit për "senatorët" planprishë­s. Ndoshta merkato e janarit do të jetë zgjidhja për situatën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania