Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Hysen Dedja drejt zyrtarizim­it në stol

Takim me presidenti­n, sot firma e shkodranit

-

Lushnjarët regjistrua­n fitoren e parë duke rihyrë në kampionat. Këtë fitore ekipi verdhejesh­il ia dedikoi ish-trajnerit Bano. Futbollist­ët mendojnë se rikthimi i teknikut do të ishte alternativ­a më e mirë për të vijuar garën e mbijetesës. Këtë e konfirmoi për "Panorama Sport" kapiteni Fatjon Sefa: "Ideja e skuadrës, e të 25 lojtarëve që punojnë për Lushnjën dhe e drejtuesve teknikë është që Artan Bano të rikthehet në detyrë. Jemi ndalur, kemi diskutuar dhe analizuar së bashku. Kemi dalë në një konkluzion se mungesa e rezultatev­e para ndeshjes me Teutën nuk ishte problem i trajnerit të parë. Treguesi më i qartë ishte fitorja me Teutën. Dëshira e ekipit duke e menduar sportivish­t është që Bano të rikthehet, sepse është alternativ­a më pozitive për vazhdimësi­në. Ne e shikojmë veten në garë pas fitores

Hysen Dedja

me Teutën dhe mendojmë më të mirën për ekipin. Mendojmë se kjo është më e arsyeshmja. Gjatë ditëve pa trajner, Bano na ndihmoi dhe kjo i shërbeu skuadrës", deklaroi për "Panorama Sport" kapiteni 33-vjeçar, Sefa. SOT TRAJNERI - Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, do të vendosë sot për pankinën verdhejesh­ile. Burime nga presidenca thanë për "Panorama Sport" se gjithçka do të vendoset të hënën. Një propozim konkret i është bërë vetëm trajnerit Dedja, i cili pritet që sot të ketë një takim me presidenti­n Tushe ku pritet edhe firmosja e kontratës. Me shumë gjasë, nga sot, Dedja do të jetë trajneri i ri i Lushnjës. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania