Panorama Sport (Albania)

Kamza frymëzohet nga “Miss Globe”, Ndreu: Kthehem në Laç për... fitore

Miss-et sfilatë speciale para ndeshjes, trajneri sfidë ish-ekipit

-

Skuadra e Kamzës ka bërë seancën e fundit stërvitore dje në stadiumin e saj, e cila ka qenë më speciale se çdo herë tjetër. Për shoqëri dhe si një motivim ekstra për futbollist­ët ka shërbyer prania e konkurrent­eve bukuroshe të "Miss Globe", të cilat kanë bërë edhe një sfilatë në këtë stadium. Pas seancës stërvitore të fundit, që ka qenë edhe motivuese për lojtarët, ekipi është grumbullua­r në një nga hotelet e kryeqyteti­t para ndeshjes kundër Laçit. TRAJNERI

Ramadan Ndreu është njeriu që do të rikthehet pas shumë vitesh në Laç, por këtë herë jo më si futbollist, si trajner, apo as si drejtor teknik. Këtë herë, tekniku do të ulet në pankinën e miqve me një objektiv të qartë: fitoren përballë Laçit, ish- skuadrës së tij në të shkuarën si futbollist, trajner apo edhe drejtues i saj. "Është një ndeshje mes dy skuadrave të një niveli të barabartë e duke qenë e tillë, edhe rezultatin nuk e parashikoj dot se nga do të anojë. Megjithatë, ne jemi të bindur në lojën tonë dhe shkojmë në Laç për të marrë tri pikë", nis fillimisht fjalën e tij për "Panorama Sport", trajneri Ndreu. Më tej, ai ka folur për mungesat dhe përgatitje­n e ekipit. "Skuadra, pavarësish­t mungesave që kemi pasur, është e përgatitur. Gjithashtu, kemi edhe lojtarë të tjerë, të cilët edhe ata janë të një niveli të mirë", vijoi tekniku. Për Ndreun, sot do të jetë një përballje me të shkuarën. "Kam qenë ishlojtar, ish- trajner dhe ishdrejtue­s i Laçit dhe në të tilla rrethana kjo ndeshje të emocionon, pasi do t'i kem kundërshta­rë. Me Laçin kam një lidhje të hershme, shumë të hershme. Për të shkuarën time, kam një lidhje organike dhe kam krijuar shumë miq e shokë, ndaj ende ndiej respekt nga të gjithë laçianët. Por futbolli kështu e ka, të përplas ngandonjëh­erë edhe me miqtë. Kjo është edhe bukuria e kësaj loje. Së fundi dua ta mbyll me këtë shprehje: Në Laç kam mbresat më të mira, i respektoj se i dua, më respektojn­ë se më duan", deklaroi Ndreu. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania