Panorama Sport (Albania)

Apeli i Mezanit: Duam vazhdimësi­në edhe për tifozët

-

Gentjan Mezani kërkon fitoren sot përballë Kamzës. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Mezani tha se kjo ndeshje është vlerësuar maksimalis­ht nga ana e tij dhe ekipit që drejton. Sipas trajnerit vlonjat, tri pikë sot përballë Kamzës do t'i jepnin më shumë forcë Laçit për një vazhdimësi sa më pozitive. Mezani thotë se të gjithë lojtarët i dinë detyrat për ndeshjen e sotme dhe se nuk duhet të zhgënjejnë përpara tifozëve. "Këtë takim që ne luajmë nesër ( sot) me Kamzën e kemi vlerësuar maksimalis­ht, si të gjitha takimet që ne kemi luajtur deri tani. Mendoj që na duhet vazhdimësi­a. Jam shumë i bindur se një trepikësh në këtë takim do të na jepte më tepër forcë. Nuk është çështja se çfarë pres në këtë takim, por ne duhet të bëjmë detyrën. Dua ta theksoj fort këtë fakt, pasi me Kamzën është ndeshje që e luajmë në Laç. Me këtë dua të them se para tifozëve tanë ne nuk duhet që asnjëherë të zhgënjejmë. Për këtë, lojtarët e dinë detyrën që kanë. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm përballë Kamzës", tha fillimisht Mezani. Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, thotë se lojtarët kanë shumë rrugë të gjatë për të bërë. "Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. E kam thënë dhe e përsëris që ne kemi një rrugë të gjatë përpara për të bërë. Në këto kushte, ne na duhet të përmirësoh­emi çdo ditë", u shpreh Mezani. Trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, kërkon që sot tifozët të jenë sa më të shumtë në mbështetje të ekipit. "Unë uroj dhe shpresoj që tifozeria të jetë sa më e shumtë në këtë ndeshje. Kjo na ndihmon shumë, pasi ata janë forca, njëkohësis­ht edhe lojtari i dymbëdhjet­ë në fushë, si dhe një motivim më shumë për ne", përfundon Mezani. ORGANIKA - Laçi do të jetë sot një ekip i plotë. Përballë Kamzës, ekipi kurbinas nuk do të ketë mungesa. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë trajneri Gentjan Mezani. "Në këtë ndeshje do të kemi një ekip të plotë dhe nuk do të kemi mungesa. Të gjithë lojtarët i kam në dispozicio­n dhe kam mundësi përzgjedhj­eje. Ky fakt më kënaq shumë, për të bërë më të mirën dhe për të marrë maksimumin", tha Mezani. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania