Panorama Sport (Albania)

e astri ti, ina i pris ll aritë

r eq teta it cinikë, krutanë e u mungon qetë ia dhe ati

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo ndal Kastri otin. Blutë kanë marrë një pikë të çmuar dje në shtëpi, duke e mbyllur me rrejta të paprekura ndeshjen kundër kryesuesve të grupit. Kryeqyteta­sit qëndruan stoikë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë në të gjitha sektorët, sakaq krutanëve u mungoi qetësia dhe fati në këtë transfertë. Në këtë ndeshje të dyja palët kishin ardhur "të armatosura", pasi nuk u mungoi mbështetja e tifozëve, edhe pse shumica e tifozëve miq zgjodhën tarracën e njërës prej godinave pranë fushës për të parë këtë duel.

N ES A - Loja nis e qetë dhe disa fragmente të luftuar në fillim të pjesës së parë. Ngacmimi i parë vjen në të 7-ën kur Mziu vë në "provë" reflekset e Saraçit, por portieri është i vëmendshëm shmang rrezikun.

Dinamo kundërpërg­jigjet në të 16-ën me të riun Lika, i cili lëshon një predhë nga 25 metra, por Kuka bën mrekullinë duke kërcyer dhe larguar topin fluturimth­i. Kjo ishte shkëndija e dytë dhe e fundit serioze për këtë fraksion loje. Pjesa e dytë pati më shumë nerv prej të dyja ekipeve. Në të 52-ën, sulmuesi

shtatlart i bluve, Markovanba­sten Qema, pasi merr një pasim diagonal nga Gjata, nuk ngurron të godasë rrufeshëm portën, por Kuka, edhe pse në vështirësi, e devijoi topin në shtyllën pingule. Vetëm tri minuta më vonë, në të 55-ën është Karakaçi që reagon me një goditje nga jashtë zone, por Saraçi neutralizo­n gjuajtjen e tij. Vijmë në minutën 70-të, kur i sapofuturi në lojë Sulejmani shpërdoron një rast ideal. Edhe pse me portën e boshatisur, gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë. Malindi mundohet që të bëjë diçka pas një rrëmuje në zonë, por nuk ka "shënjestrë­n" e duhur. Arbitri i katërt Bastari akordon U minuta shtesë, gjatë cilave miqtë kërkojnë me ngulm golin dhe për pak sa nuk e gjejnë atë në sekondat e fundit të shtesës. Pas një faulli të shkaktuar nga Gjata, Qela ekzekuton një goditje dënimi nga 30 metra, por Saraçi grushton predhën e mëngjarash­it dhe e shpëton ekipin nga një gol i sigurt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania