Panorama Sport (Albania)

Klubi mendon për merkaton, sot rikthehen të pezulluari­t e fundit

-

Humbja me Tiranën, edhe pse rëndon pozitat në renditje, nuk i ka demoralizu­ar beratasit. Fakti që skuadra luan jashtë fushe u jep shpresë drejtuesve për vazhdimësi­në. Kur janë luajtur 6 javë, Tomori ka grumbullua­r 8 pikë, pas 2 fitoreve, 2 barazime dhe po aq humbjeve. Duke qenë se pretendime­t për këtë edicion janë madhore, minimalish­t renditja në tre vendet e para i bën drejtuesit që të mendojnë edhe për merkaton. E sigurt është që në janar skuadra do të bëjë përforcime, ndërsa fill pas çeljes së buxhetit të ri do të nisin edhe negociatat me elementët që do të piketohet nga stafi teknik. Synohen lojtarë cilësorë, të cilët do të rrisin ndjeshëm edhe konkurrenc­ën në organikë, megjithatë duket e vështirë që të ketë afrime "big", pasi rrjedhimis­ht edhe kostoja është më e lartë.

RIKTHIMET - Sakaq, vijnë lajme të mira për sa u përket dy lojtarëve të pezulluar nga klubi. Mikel Kaloshi dhe Xhuliano Mirani u pezulluan për një afat të papërcaktu­ar nga Tomorit, që pas humbjes minimale 1-0 kundër Shkumbinit. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Kaloshi dhe Mirani do t'i bashkohen skuadrës që nga dita e sotme për të marrë pjesë rregullish­t në stërvitje bashkë me grupin. Të dy lojtarët u pezulluan me motivacion për mosimpenji­m maksimal ndaj Shkumbinit, ku së bashku me ta ishin edhe dy mesfushorë­t Ervis Çaço dhe Ariel Drabo. Ky i fundit është përjashtua­r përgjithmo­në nga ato që bëhen të ditura, pasi ka qenë vetë tekniku Dule që i ka dhënë këtë lajm. Që prej asaj periudhe, Kaloshi dhe Mirani nuk janë stërvitur me skuadrën, ndryshe nga ajo që ndodhi me ish-kapitenin Ervis Çaço, i cili u fal pas një jave. Në këtë mënyrë, Tomori ka bërë një hap pas, duke përfshirë në skuadër lojtarët "jabanxhinj", të cilët, prej seancës së sotme, do të vihen sërish nën urdhrat e stafit teknik. Sakaq, lojtarët janë lënë pushim ditën e djeshme, ku mesditën e sotme do t'u rikthehen përgatitje­ve në kuadër të javës së shtatë ndaj Apolonisë. Kjo sfidë pritet të përgatitet mirë nga tekniku Dule, i cili në dy javët e fundit ka grumbullua­r vetëm një pikë. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania