Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari, Tirana do ta “blindojë”

Është vënë nën "lupën" e merkatos, bardheblut­ë s’duan ta humbasin pa përfituar financiari­sht

- ADELA MERKO

Tirana, edhe pse ra nga kategoria, dësh moi se në aspektin e menaxhimit ka ndryshuar ndjeshëm. Dhe, për të vërtetuar këtë, mjafton të kujtojmë që vetëm nga shitjet e lojtarëve arkëtuan jo pak, por 650 mijë euro ( 400 nga Merveil dhe 250 prej Akuah). Dhe sigurisht që këtë strategji, e cila rezultoi e suksesshme, kanë në plan ta ndjekin edhe në vazhdim. Për të mos dalë të humbur, në klub po planifikoj­në menjëherë "blindimin" e Erjon Hoxhallari­t.

PLANI

Mbrojtësi i linjës së djathtë është ndër të paktët që lirohet me mbylljen e këtij sezoni, konkretish­t 30 maj 2018, ndaj drejtuesit nuk duan kurrsesi që të mbeten pa gjë. Në kësi kushtesh, do mundohet që t'i zgjasin kontratën para se të skadojë e vjetra, në mënyrë që çdo transferim i mundshëm të shoqërohet me përfitime për arkën e klubit. Gjithsesi, në rast se vjen një ofertë joshëse për merkaton e janarit, atëherë bardheblut­ë nuk do të mendohen dy herë, por do ta lënë të lirë ish-mbrojtësin e Shpresave dhe rrjedhimis­ht nuk ka as nevojë për zgjatje kontrate. Në të kundërt, do bëjnë çmos që ta bindin që ai të hedhë "të zezën mbi të

bardhë". Kujtojmë që edhe në merkaton e verës lojtarit nuk i kanë munguar ofertat, ndërsa dominonin ato nga kampionati kroat dhe ai grek, megjithatë asnjëra nuk ishte aq bindëse, sa ta detyronte Tiranën që të thoshte "po".

VENDIMI

Tashmë që kontrata po i mbaron, sigurisht që situata ndryshon. Por vendimi final i mbetet vetë Erjon Hoxhallari­t. Edhe nëse ai pranon që të zgjasë marrëveshj­en kontraktua­le, atëherë do të vendosë edhe

kushtet e veta, përfshi këtu termat financiarë. Lojtari i linjës së majtë, me kalimin e viteve, është shndërruar në një nga "yjet" e bardhebluv­e dhe pa frikë mund të konsideroh­et si një nga investimet më të vyera të klubit. Ai është rritur ndjeshëm si lojtar, ndërsa mund të radhitet, pa frikë, si një prej mbrojtësve më të mirë të kampionati­t tonë, përfshi edhe Kategorinë Superiore. Vlerat e tij i tregoi edhe në finalen e Superkupës kundër Kukësit kampion, ndërsa ai gol nga distanca i dha edhe trofeun e 51-të në histori klubit bardheblu. Edhe pse vetëm 22 vjeç, ai numëron 86 ndeshje zyrtare me fanellën bardheblu. Ai ka debutuar kundër Apolonisë, 23 nëntor 2011, ndërsa fituan me shifrat 3-0. Dhe që prej atij momenti, është shndërruar në një titullar të padiskutue­shëm.

 ??  ?? Erjon Hoxhallari, mbrojtësi 22-vjeçar i bardhebluv­e
Erjon Hoxhallari, mbrojtësi 22-vjeçar i bardhebluv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania