Panorama Sport (Albania)

Doviciozo triumfon në Sepang, titulli vendoset në Valencia

Lagështira nuk ndikon, italiani në superformë

- ABDULLA DUSHKU

Andrea Doviciozo me Dukatin fitoi mëngjesin e sotëm garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP, garë e zhvilluar në pistën e Sepangut. Falë këtij suksesi dhe vendit të katërt të arritur nga kryesuesi i Botërorit, Mark Markuez (Honda), gjithçka për sa i përket titullit kampion mbetet ende e hapur. Kampioni i vitit 2017 do të përcaktohe­t pas dy javësh, në Valencia, në garën e fundit sezonale, me Markuez që ka 21 pikë avantazh karshi Doviciozo. Në podium u ngjitën sot bashkë me pilotin italian edhe Jorge Lorenco me motorin tjetër Dukati, si dhe francezi Johan Zarko me Yamaha. Piloti spanjoll i Hondës kishte sot një mundësi për t'u shpallur kampion në MotoGP, por fitorja e Andrea Doviciozos prishi planet e Mark Markuezit. Gjithsesi, spanjolli pranon se për të kjo garë nuk ka qenë aspak e lehtë.

GARA - Gara, ndryshe nga provat zyrtare 24 orë më parë, u zhvillua në një pistë të lagur, ndaj pilotët hasën mjaft vështirësi, sidomos ata të Yamahas, me Rosin e Vinales që asnjëherë nuk ishin në gjendje të duelonin për fitore. Ndryshe nga Dukati e Honda, që u përshtatën më mirë me këtë terren dhe dueluan mes tyre për titull gjatë gjithë kohës. Gara bëhet interesant­e që në start, me Markuez që niset mirë dhe fiton disa pozicione (e nisi i

shtati), duke nisur një duel të fortë me Doviciozo, të cilin e parakalon në kthesat e para. Në duel hyjnë edhe Lorenco e Pedroza, në një ditë të mirë dhe që ndikojnë mjaft në rezultatin përfundimt­ar.

RIVALITETI - Pas mesit të garës, vetëm 5 pilotë dyluftojnë

për fitore, teksa mes dy pilotëve të Dukatir dhe Hondës hyn edhe Zarko, që në fund do të renditet i treti. Doviciozo arrin të parakalojë Markuez, por mbetet pas shokut të tij të skuadrës Lorenco, që është i shpejtë dhe qëndron gjatë në krye.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania