Panorama Sport (Albania)

Vllaznia likuidon Barletin edhe me të rinjtë, merr kryesimin

Nuk ka histori, shkodranët fitojnë lehtësisht

-

E vetmja ndeshje e basketboll­it për meshkuj në kategorinë e Superligës, për javën e tretë të kampionati­t, ishte rezervuar për dy skuadrat që renditeshi­n në mesin e tabelës, ajo midis Barleti Basket dhe Vllaznisë. Kjo ndeshje u luajt në palestrën sportive "Farihe Hoti" të kryeqyteti­t dhe përfundoi me fitoren e thellë të shkodranëv­e me tri shifrat. Vetëm gjatë periodës së parë ka qenë rivaliteti midis dy skuadrave, ku Barleti harxhoi të gjitha energjitë, por më në fund u mund vetëm në sajë të një koshi të Berdicës që mbylli dhe periodën 19- 21. Në periodën e dytë, skuadra shkodrane shpërthen fuqishëm me Arrën në krye e dy basketboll­istët Dod e Daniel Lekndreaj, të cilët janë shumë aktivë duke furnizuar vazhdimish­t me topa të gjatë Nikolin Arrën e ky nën tabelë nuk fal duke shënuar dhe pikët më të shumta gjatë periodës së dytë. Kështu 30-14 mbyllet perioda e dytë. Skuadrat shkojnë në pushim me një diferencë pikësh +18. Fraksioni i dytë për shkodranët ka qenë më shumë se një stërvitore sidomos në periodën e fundit, ku luajnë vetëm të rinjtë. Kështu, pasi kanë mbyllur periodën e tretë 11-24 për shkodranët, në të fundit janë të rinjtë, Kuçi, Rakaj, Dod e Daniel Lekndreaj e Bitri që luajnë bukur, por kanë rivalitet, sepse edhe skuadra e Barletit luan më bukur, por është një diferencë e madhe dhe mundësitë janë vetëm për të shkurtuar thellimin e rezultatit. Kjo periodë merr fund 23-27 për shkodranët duke mos lejuar asnjë periodë të shkojë me fitore për Barletin. Kështu me shifrat e përgjithsh­me 67-102 merr fund dhe ky duel i fundit për javën e tretë. Abdulla Dushku

 ??  ?? Çast nga ndeshja Barleti-Vllaznia
Çast nga ndeshja Barleti-Vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania