Panorama Sport (Albania)

hkodranet gjunjëzojn­ë Korabin për minuta

Vllaznia e papërmbajt­shme

-

Dje u zhvillua dhe ndeshja e fundit për javën e 4-t në volejboll për femra, në grupin A1, ku Vllaznia mposhti ekipin e dibranëve të Korabit 3-0, në pallatin e sportit "Tamara Nikolla" të qytetit të Shkodrës. Shkodranët nuk kanë falur duke fituar të tria setet. Ndeshja u ndoq me një interesim edhe të tifozerisë vendase, por dhe mjaft prindër. Skuadra shkodrane nuk e pati të vështirë fitoren ndaj kësaj skuadre, duke fituar të tria setet, duke e mbyllur takimin në jo më shumë se 45 minuta. Gjatë setit të parë, edhe pse dibranet shënojnë pikën e parë me anë të Jasharit, nuk arritën që të shënonin fitore gjatë këtij seti. Ato humbasin shumë në gjuajtje nga shërbimi ku topi i parë kontrolloh­et mjaft bukur nga shkodranet Zhivani, Petëza e Picaku, ku në zhytjet e topit dallohet Çulaj. Kështu seti i parë merr fund 25-14. Në setin e dytë, skuadra e Korabit mundi të rezistonte gjatë fillimit duke kryesuar 3-1, por më pas janë shkodranet që marrin frenat e lojës dhe nuk bëjnë më gabime. Dibranet kanë vështirësi në kapjen e topit të parë, ku shpeshherë gjuajtjet nga shërbimi përfundojn­ë direkt në pikë. Kështu edhe seti i dytë merr fund 25- 17. Në setin e tretë skuadra e Korabit u duk

sikur do të merrte fitore, sepse kanë rivalizuar si të barabartë 9-9, 10-10 e 11-11, por më pas janë lojtaret e Vllaznisë ato që realizojnë pikët duke mos gabuar deri në fund e triumfojnë edhe këtë set 25-18. Në fund të takimit, ka shtrëngime duarsh dhe një kafe së bashku, ku janë mikpritur

nga lojtaret vendase. Një ditë më parë Tirana u mund nga Barleti Volej 0-3, ndërsa Teuta fitoi me Skënderbeu­n 31. Kurse Partizani likuidoi Lushnjën. Ndërsa ndeshja e grupit A2, midis Mirditës dhe Elbasanit përfundoi 3- 0 për mirditoret. Senad Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania