Panorama Sport (Albania)

Na masakroi me Izraelin, Agolli rigjen Ajtekin

Atletiko-Karabak, kapiteni i Kombëtares do të rigjykohet nga turko-gjermani në Champions

-

Një ndër humbjet më të turpshme të Kombëtares gjatë kualifikue­seve që lamë pas, ishte ajo ndaj Izraelit. Tre gola të pësuar në shtëpi, si dhe dy kartonë të kuq ishin "dhuratë" nga arbitri turko-gjerman, Deniz Ajtekin. Madje, pas ndëshkimit me të kuq, Berisha mori edhe ndëshkim disiplinor. RIGJETJA

Për një nga kuqezinjtë që kanë qenë në fushë më 12 nëntor, do të ketë një tjetër përballje me këtë arbitër. Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit do të gjykohet edhe një herë tjetër nga ky arbitër. Këtë herë bëhet fjalë për nivelet më të larta të futbollit europian për klube. Mbrëmjen e të mërkurës, Karabak do të zbresë në stadiumin "Vanda Metropolit­ano", për të sfiduar Atletikon e Madridit në ndeshjet e raundit të dytë në Champions. Sfida e parë në Azerbajxha­n përfundoi në barazim, ndaj skuadra e shqiptarit do të jetë në kërkim të një tjetër 90-minutëshi të artë përballë skuadrës spanjolle. Kapiteni kuqezi, merr pjesë për herë të parë në karrierën e tij dhe për herë të parë në historinë e klubit të Karabakut në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Skuadra e shqiptarit është në grupin C dhe gjendet në vendin e fundit me vetëm një pikë, ndërsa Atletiko e Madridit ka vetëm një më tepër. Ky grup kryesohet nga Çelsi, i cili është në kuotën e shtatë pikëve. Roma ndjek e dyta në këtë grup me 5 pikë. UDHËTIMI

Skuadra e shqiptarit ka zgjedhur që të udhëtojë dy ditë përpara ndeshjes drejt Spanjës. Karabak ka postuar dje foto në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook", ku duket delegacion­i i klubit në udhëtimin drejt Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania