Panorama Sport (Albania)

Berisha e Strakosha kalojnë klasën, "ngel" Memushaj

-

Nuk kanë qenë protagonis­tët kryesorë futbollist­ët shqiptarë me skuadrat e tyre në këtë javë të kampionati­t italian. Strakosha dhe Lacio e tij kanë fituar sërish dhe vazhdojnë të ruajnë ecurinë pozitive, ndërkohë që ditën e djeshme ka mposhtur Beneventon e Memushajt dhe Gjimshitit. Berisha është thyer nga Udineze në transfertë, kurse Ajeti u përdor vetëm pak minuta në fundin e ndeshjes së Krotones me Fiorentinë­n, për të bërë shkatërrue­sin përpara mbrojtjes. Elseid Hysaj ishte spektator ditën e djeshme në triumfin që arriti Napoli me Sasuolon, pasi Sarri i ruajti forcat e shkodranit për ndeshjen me Mançester Sitin. Këto janë vlerësimet që morën shqiptarët ditën e djeshme:

Memushaj 5-

Trajneri e zbret në fushën e lojës si fantazist në skemën 3-4-2-1 dhe mesfushori vlonjat e ka shumë të vështirë të gjejë veten aty. Ai është më i rrezikshëm kur vjen nga mbrapa dhe për këtë fakt nuk u ingranua kurrë në mekanizmat e skuadrës së Beneventos. U largua nga fusha e lojës në fundin e pjesës së parë. Strakosha 6- Ishte spektator pa biletë në pjesën e parë të ndeshjes dhe nuk u vu asnjëherë në provë nga skuadra e Beneventos. Jo pa faj në golin e shënuar nga Lazar, pasi topi i rrëshqiti nga duart dhe i kaloi mes këmbëve. Përgjigjet mirë në pjesën e dytë duke bërë disa ndërhyrje shpëtimtar­e për ekipin e Lacios.

Berisha 6,5- Ka shumë pak faj në të dy golat e pësuar ditën e djeshme nga Udineze, sidomos në të parin. Në fraksionin e dytë të ndeshjes është shumë i vëmendshëm dhe bën pritje vendimtare duke ndalur disa gola të sigurt për Udinezen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania