Panorama Sport (Albania)

Napoli merr sërish komandën, Lacio kap Juven në vendin e 2-të

Kryesuesit nuk gabojnë, Benevento "krizë rekord"

-

Napoli ka rimarrë kreun e klasifikim­it për meritat e veta dhe falë shpërqendr­imeve të pafalshme të Sasuolos, që në fund, dënuan skuadrën e Bukit. Skuadra e Sarrit dhuroi "mrekullinë" e 10të ( po aq sa fitoret në kampionat), me rezultatin 3-1 në "San Paolo", duke dhënë spektakël ndaj një kundërshta­ri megjithatë të guximshëm. Vendësit prodhuan të njëjtën seri rastesh dhe luajtën me ritmin e kryesuesve. Zgjedhja për të lënë pushim Kulibalin, por mbi të gjitha Hysajn ( mungesa e parë sezonale), ka si logjikë qëllimin për t'i pasur të dy në maksimum të forcave kundër Sitit ( në sfidën e Ligës së Kampionëve, mbrëmjen e ditës së

mërkurë). Tekniku i Sasuolos, në krahun tjetër, zgjodhi një mesfushë të rinjsh: kundër Napolit, normalisht, u zgjodhën muskujt përpara eksperienc­ës. Banderola, duartrokit­je dhe kore për "ish"- in Paolo Kanavaro. Golat: avantazh i Alanit, në minutën e 22- të dhe pas barazimit të Falçinelit, (në të 41-tën) Kalejon

dyfishon rezultatin drejtpërdr­ejtë nga goditja e këndit. Në fillimin e pjesës së dytë, i përhershmi Mertens vulos "tris"-in disa hapa larg kuadratit.

"PESËSHE" E LACIOS - Dhe tashmë janë tetë: sukseset radhazi mes kupës dhe kampionati­t, por edhe ato në total, në transfertë, në po aq ndeshje të luajtura jashtë "Olimpico"-s. Lacio e Simone Inzagit nuk ndalet më dhe vazhdon "fluturimin magjik". Gjithçka e thjeshtë ( ndoshta shumë) në fushën e Beneventos për Strakoshën me shokë, përballë Ledjon Memushajt ( në fushë për 45 minutat e para, notë negative për mesfushori­n e Kombëtares), por pa Berat Gjimshitin. Por, nëse të mërkurën e kaluar Benevento ( 11 humbje në 11 ndeshje, vazhdon pa pikë në A) shkoi pranë pikës së parë ndaj Kaljarit ( në minutat e fundit), kundër Lacios (një "rul" këtë periudhë të fundit) nuk pati histori. Golat: njeriu i ndeshjes për lacialët është Çiro Imobile: bomberi i shërben Bastos për golin e parë pas vetëm katër minutash lojë, në të 13-tën gjen vetë rrugën e rrjetës dhe asiston edhe Marusiçin për golin e tretë. Në pjesën e dytë vendësit ngushtojnë diferencën me Lazarin, por Parolo i shuan shpresat në të 31tën. Në fund shënon edhe Napoli. Inzagi kap Juven (me 28 pikë), Benevento s'e njeh fitoren.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania