Panorama Sport (Albania)

Sekretet e Donarumës: Ju tregoj çfarë kam frikë

Xhixho: Trajneri Montela nuk më lejon të luaj me ekipin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Renco Roso është presidenti i "OTB Grup", një kompani që menaxhon, ndër të tjera, kolosë të modës si Just Cavalli apo Diesel, ku ai është një ndër themeluesi­t. I njohur si gjeniu i xhinseve, Roso është një nga sponsorët zyrtarë të Milanit, që ka marrë përsipër të veshë kuqezinjtë në lëvizjet e tyre jashtë fushës së blertë. I improvizua­r gazetar, ai ka zhvilluar një intervistë më Xhixho Donarumën.

Xhixho, nuk e di, por kisha besim se do ia prisje Ikardit penalltinë.

Dhe të mendosh që goditi në të majtë. Dy sezone më parë, ekzekutoi njësoj dhe topi goditi shtyllën. Ja që fati është pjesë e lojës.

Përse nuk u hodhe edhe ti nga ai krah?

Sepse e kisha përgatitur ndryshe.

Ndaj Juventusit ke hasur gjithmonë Bufonin, cila është ndjesia?

Fantastike, ai është historia e futbollit brenda dhe jashtë fushe.

Përse Xhixhi është më i forti sipas teje?

Për qetësinë edhe në sfida të rëndësishm­e, për dëshirën që ka për të zbritur në fushë, për vullnetin në stërvitje. Në kombëtare është i pari që vjen dhe largohet i fundit. E kam idhull.

Edhe ai ka shumë vlerësim ndaj teje. Çfarë të thotë kur takoheni?

Që të jem i qetë edhe kur gjera nuk shkojnë si do të doja. Më këshillon të jem i përulur pasi është kjo cilësia e kampionëve.

Pas Xhixhit kë tjetër vlerëson nga kolegët e rolit tënd?

Nojer, Kurtua, Loris dhe De Gea.

Po mes tyre ku e sheh veten? Në mes ndoshta?

Në mes??? Unë jam poshtë, shumë, shumë më poshtë se ata.

Ti je i madh, më dëgjo mua megjithëse nuk jam ekspert. Po nga sulmuesit, kë nuk dëshiron të kesh përballë?

I respektoj të gjithë rivalët, por Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë vërtetë të frikshëm.

E kush është më i miri sipas teje?

Janë të ndryshëm. Mesi është fenomen, ndërsa Kristiano ka punuar shumë për t'u bërë i tillë.

Cila është ndeshja më e rëndësishm­e që ke luajtur deri më sot?

Përveç derbit të fituar 30, është ajo e Superkupës ndaj Juves.

E mbaj mend, isha edhe unë. Sheikët ishin të gjithë më të bardha.

Ndeshja ishte shumë e rëndësishm­e, por atmosfera në Doha ngjante më një stërvitje.

Po pritja jote më e bukur?

Më e bukura, ajo ndaj Shnajderit në kombëtaren kundër Holandës, ndërsa më rëndësishm­ja ndaj Dibalës nga pika e bardhë në Superkupë.

Xhixho, sipas teje, kush e fiton kampionati­n italian? Thuaj Napoli!

Sigurisht që them Napoli, por, edhe sepse pas kaq shumë vitesh dominim të Juves, mendoj se Napoli ka shanse të mira këtë sezon.

Këtë vit nuk e fitojmë dot, por në Champions duhet të marrim pjesë.

Me kaq shumë lojtarë cilësorë sa ka Milani, duhet normalisht pak kohë për të gjetur kiminë e duhur, por jemi në rrugën e duhur.

Kush të ka befasuar më shumë nga shokët e tu të rinj?

Konti, shumë i fortë dhe Kutrone që po nuk shënoi acarohet me veten. Edhe po fituam, Patrik ( Kutrone) del me nerva nga fusha nëse nuk e ka dërguar topin në rrjetë. Është pak i çmendur për mendimin tim.

Unë merrem me modë dhe moda kërkon zgjedhje. Më trego për zgjedhjen tënde, kush është ushqimi i preferuar?

Pica.

Margarita, proshutë kërpudhë apo kapriçoze…?

Margarita, mbetem një tip tradiciona­l.

Jeton vetëm, por nga gatimet e mamasë tënde cili është i preferuari?

Ragunë që nis ta përgatisë që në 6 të mëngjesit, moxarela dhe rosto.

Po peshk?

E ha, megjithëse nuk e kam shumë qejf.

A ke ndonjë ushqim që s'e fut dot në gojë?

Nuk bëj teka në tavolinë, ha ç'të ketë. Kam

luksin të zgjedh, ndaj ha ato që parapëlqej.

Po në jetë çfarë nuk të pëlqen?

Mungesa e respektit.

Po te një mik, cilat cilësi vlerëson më së shumti?

Respektin, besimin dhe simpatinë në karakter.

Ma shpjego pak këtë simpatinë në karakter.

Një njeri i këndshëm, që bën humor dhe di të mbajë shakatë.

Me barsoletat si i ke marrëdhëni­et? Do t'i tregosh apo t'i dëgjosh?

( qesh) T'i dëgjoj.

A mund të jesh mik me

një femër pa pasur qëllime të dyfishta? Them se po.

Unë e kam të vështirë, por të ngacmoj se e di që ke një të dashur.

Më shumë se të dashur. Epo le të ndryshojmë temë, çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?

Adhuroj video- lojërat, por edhe tenisi më pëlqen.

Po me rrjetet sociale si i ke punët?

E kam me faza, herë i përdor shumë e herë aspak.

Pushimet vërtet i ke aq qejf sa për të lënë

provimin e diplomës?

Po shumë, preferoj detin përpara malit.

Pra, po më thua që në kohën e lirë nuk bën "shopping"?

( qesh) Bëj, bëj. Vishem sportiv zakonisht, por nuk paragjykoj klasiken. Te Milani kemi Abaten, që është maniak në zgjedhjen e çdo veshjeje. Deri vjet ishte edhe Honda pjesë e këtij grupi të vogël. Ata janë dy miq, që vërtet nuk gabojnë kurrë në asnjë detaj.

Si e sheh veten pas tridhjetë vitesh?

Nuk e kam menduar,

ndoshta bëhem përgatitës portierësh.

Përgatitës­i i Milanit, Alfredo Manji, a është vërtet fenomen?

Po. Në stërvitje të merr shpirtin dhe kujdeset për çdo detaj. Prej katër vitesh punojmë së bashku, kam ecur shumë nën stërvitjen e tij.

Sa i rëndësishë­m është fakti që stërvitesh me vëllain tënd, Antonion?

Shumë. Ai më mbështet shumë, por e di që nuk do të kursehet në konkurrenc­ë ndaj meje. Do të më marrë vendin më duket. ( qesh)

Në internet ka një video që je ti duke i shënuar gol…

Po, dhe pasi i shënoj, festoj!

I ke shënuar më?

Ka ndodhur, por operatorët nuk e kanë filmuar.

Antonio të shënon ndonjëherë?

Po, por edhe kur e filmojnë, unë flas me ta që të fshijnë imazhet.

Nëse nuk do ishe bërë portier, në cilin rol do të doje të luaje?

Në sulm patjetër. E kam nisur karrierën në sulm, por nuk isha mjaftueshë­m

i zoti. Me sa duket, kishin të drejtë.

As në stërvitje me Milanin nuk del ndonjëherë në sulm?

Jo, nuk na lejohet. Antonios i shënoj kur stërvitemi veçmas me portierët e tjerë.

Po të mos ishe bërë futbollist?

Nuk mund të bëja tjetër profesion. Sidoqoftë do t'i kushtohesh­a shkollimit.

Cila është vlera që të ka mësuar babai yt? Përulësia.

A të ka shtyrë ndonjëherë të bësh diçka kundër vullnetit tënd?

Jo, kurrë. I dëgjoj këshillat, por vendimet i marr unë në fund.

Po nëna jote?

Mamaja më ka dhënë dorë të lirë që në vegjëli.

Prit pak. Mos më thuaj që nuk të shtyn të veshësh kanotiere?

Jo, ato jo, por çorapet e leshit m'i përmend sa herë bën ftohtë.

Vëllanë e ke edhe në punë, po me motrën si është raporti?

Jam më i vogli dhe kujdesen për mua, por nuk më kanë përkëdhelu­r kurrë, përkundraz­i kam qenë

gjithnjë objekt i shakave të tyre. Kur isha i vogël ata luanin më video- lojëra, ndërsa mua më jepnin një levë që nuk kishte asnjë funksion. Kujtoja se luaja unë, por në fakt nuk bëja asgjë. Kënaqesha dhe njëkohësis­ht gënjeja veten.

A je xheloz ose posesiv ndaj motrës tënde, Nuncias?

Po kam qenë shumë, por tani ajo do të më bëjë dajë. Mezi po pres.

Personalis­ht kam bërë shumë gabime dhe mendoj se nga ato mësohet më shumë. Ti si e ke bilancin

me zgjedhjet e gabuara?

Zgjedhjet janë ato që na rrisin vërtet. Kam gabuar edhe unë, por nuk jam penduar për asgjë.

Ka ndonjë zgjedhje apo veprim që nuk do ta bëjë?

Mund të them se në disa raste mund t'i kisha vënë veshin babait.

Ma shuaj një kureshtje të fundit, si flet me Montelën?

Çfarë pyetje, në italisht. Mos gënje!

Në dialekt napolitan, gjithmonë! ( ikën duke qeshur)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania