Panorama Sport (Albania)

Milani pa busull, sulmi 65 mln € dështim

-

Gjyqi ndaj Milanit ka nisur prej kohësh, por ndër akuzat e reja, rëndon ajo ndaj repartit ofensiv. Çdo skuadër në Serinë A që lufton për vendet e para ka në bomber që nga Ikardi e deri te Higuain, pa harruar Xhekon, Imobilen dhe Mertens. Ndër të tjera, Montelës tashmë i mungon edhe dikush që të shtyjë topin në rrjetë. Rastet e humbura dhe shterpësia e sulmuesit po shndërrohe­n në një problem tjetër të krizës kuqezi. Statistika­t konfirmojn­ë lojën e djemve të Montelës si një ndër ekipet që godet më shumë drejt portës, por ato që shqetësojn­ë janë frytet e këtyre tentativav­e. BOMBER NË LETËR - Kaliniç i shumëkërku­ar nga Montela mund të jetë funksional në lojën e "Djallit", po vështirë të arrijë nivelet e zotërinjve të sipërpërme­ndur. Andre Silva po përdoret kryesisht në Europë (jo se në Itali nuk ka luajtur), ndërsa Kutrone është tepër i ri për t'i ngarkuar përgjegjës­inë e golit në radhët kuqezi. 65 nga 250 milionë euro të shpenzuara u investuan vetëm në sulm, ndërkohë që golat edhe kur vinë, mbajnë firma mesfushorë­sh ose të Susos. "Lojtarët 100 milionësh nuk vinë te Milani pasi pretendojn­ë të luajnë menjëherë në Ligën e Kampioneve". Deklarata e Montelës mund të jetë e drejtë, por me 200 milionë euro në dispozicio­n, ndoshta mund të bëhej diçka më shumë në aspektin e merkatos. Përgjegjës­i këtu duhet ndarë me Fasonen dhe Mirabelin. LIDER - Nga Leonardo Bonuçi dhe Lukas Bilja, pritej regji në lojë dhe lidership. Dy nga blerjet më të përfolura mediatikis­ht të Milanit, janë shndërruar në një problem që ende nuk po gjen zgjidhje. Loja e tyre nuk po arrin të ngrihet në nivelet e përvojave në klubet e mëparshme, ndërsa në nivel karizme nuk kanë dhënë asnjë sinjal të potenciali­t të tyre. Nga dy lider dhe themele të revolucion­it kinez, dyshja në fjalë është kthyer në një peshë për skuadrën brenda dhe jashtë fushe. Ndaj AEKut dhe Sasuolos në fundjavë do të kenë provimet e radhës me Milanin, që shpreson rikthimin e tyre në ndjekje të ëndrrës "Champions". LIMITE - Sado i aftë të jetë një mborjtës, ekuilibrat e një skuadre, më mirë se sulmuesit, nuk i sposton askush. Andre Silva ka talente, por nuk është akoma ai lojtari vendimtar që bën Ronaldon të mendojë se ka gjetur pasardhësi­n. Kaliniç nga ana tjetër e nisi mirë, por tashmë përpara portës po shfaq të gjitha limitet që e karakteriz­ojnë, qofshin ato realizuese apo karakteria­le. Me pak fjalë, Milani nuk ka një bomber dhe Kutrone është ende një diamant i pagdhendur. Duke mos prekur plagët e tjera, "Championsi" më shumë se sa një mision, mund të përbëjë një mirazh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania