Panorama Sport (Albania)

Juventusi ka 1 pikë më shumë, por diferencën e bën Napoli dhe Interi

-

Fakt është që mbrojtja pëson shumë herë më shumë sesa në gjashtë vitet e fundit, por sulmin më të mirë, me 33 gola pas 11 javësh, Juventusi nuk e kishte që prej sezonit 1951-1952, plot 65 vite distancë. Fitorja kundër Milanit ndoshta ishte përgjigja më e fortë dhe më e denjë që bardhezinj­të mund të jepnin në fushën e lojës, sepse kritikat rreth torinezëve kishin kohë që kishin vërshuar, por Masimilian­o Alegri dhe skuadra e tij dolën në kundërsulm në momentin e duhur. Natyrisht që të dyshoje për një skuadër që ka fituar gjashtë tituj kampion radhazi, duket e pamundur dhe nëse trajneri dhe drejtuesit e mbronin me forcë vazhdimësi­në e tyre në fushën e lojës, mjafton të hedhësh një sy një sezon më parë, në të njëjtën periudhë, për të kuptuar se Alegri dhe Marota me të tjerët kanë pasur plotësisht të drejtë. Juventusi aktual, kundrejt një viti më parë, pas 11 javëve kampionat, ka një pikë më shumë; 28 sivjet dhe 27 vjet. Një vit më parë, "Zonja e Vjetër" numëronte 9 fitore (Fiorentina, Lacio, Sasuolo, Kaljari, Palermo, Empoli, Udineze, Sampdoria dhe Napoli) dhe 2 humbje, që të dyja në "San Siro", 2-1 ndaj Interit dhe 10 përballë Milanit. Ndërsa sivjet, torinezët kanë grumbullua­r 28 pikë, pas 9 fitoresh (Kaljari, Xhenoa, Kievo, Sasuolo, Fiorentina, Torino, Udineze, Spal dhe Milan), 1 barazimi me Atalantën (2-2) dhe 1 humbje, ajo ndaj Lacios në "Allianz Stadium", në shifrat 2-1. Prandaj, ky Juventus i sivjetshëm, edhe pse pëson më shumë gola, në të vërtetë ka një hap më të mirë sesa ai i vitit të kaluar, vetëm për arsyen se sivjet diferencën po e bëjnë dy skuadra, Napoli kryesues dhe Interi ndjekës. Formacioni i Mauricio Sarrit ka qenë me 10 fitore dhe 1 barazim, ky i fundit pikërisht ndaj zikaltërve të Luçiano Spaletit, që numërojnë 8 fitore dhe 2 barazime, por sot pritet të luajnë ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të ndaj Veronës. Me pak fjalë, Napoli dhe Interi nuk kanë humbur ende asnjë, prandaj ky sprint i tyri u shton vlerat punës së këtyre dy skuadrave, por kurrsesi nuk mund të zhvlerësoj­ë sprintin e sivjetshëm të Juves.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania