Panorama Sport (Albania)

Klop-Guardiola, polemika në distancë për titullin

Katalanasi: Keni parë ju anglezët të ndodhë kjo?

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Dominimi i Mançester Sitit këtë sezon e ka bindur trajnerin e Liverpulit, Jyrgen Klop, se ata do të shpallen kampionë që në janar. I pyetur nga francezët e "SFR Sport" nëse një skuadër mund ta fitojë titullin duke luajtur futboll sulmues, tekniku gjerman u përgjigj: "Pyesni Pep Guardiolën dhe Mançester Sitin. Si mendoni ju? Në këto momente ata duket sikur do të shpallen kampionë në janar. Çdo skuadër duhet të ketë stilin e saj dhe ne duhet t'i respektojm­ë ata. Ata po bëjnë një punë shumë të mirë gjithashtu". Por tekniku katalanas i përgjigjet kështu opinionit të kolegut të tij: "E pamundur. Ju jeni anglezë dhe a keni parë prej një kohe të gjatë një kampione në janar? As unë". Megjithatë, për të përmbysur këtë Mançester në këto momente, duhet diçka speciale nga rivalet. Ata kanë grumbullua­r 28 pikë pas 10 javësh dhe asnjë skuadër që ka arritur këto shifra nuk ka dështuar ta humbasë titullin, përjashtua­r Mançester Junajtidin e Ron Atkinsonit në sezonin 1985-'86. "Morali ynë është i lartë. Ne besojmë se do të vazhdojmë të shënojmë shumë gola dhe të pësojmë pak. Jemi në gjendje për ta bërë këtë. Hidhini një sy stolit dhe shikoni sa lojtarë të talentuar kemi atje. Zhezus po luan shumë mirë, sepse ai di që atje është Serxho Aguero. Rezultatet ndihmojnë psikologji­kisht gjithashtu. Ne duam të fitojmë trofe dhe sigurisht që duhet të përmirësoh­emi ende. Por ndeshjet do t'i marrim njëra pas tjetrës. Duam të fitojmë kundër Arsenalit të dielën e ardhshme dhe duam të mundim Napolin këtë të mërkurë në Champions".

NAPOLI - Pep Guardiola e ka paralajmër­uar Sitin e tij që të bëjë shumë kujdes kur t'i kthejë vizitën Napolit në Champions të mërkurën, pavarësish­t se me një fitore ndaj italianëve në Grupin F, "qytetarët" do të kualifikoh­eshin në 1/8-at. Leroi Sane, Fernandinj­o dhe Rahim Sterling shënuan në triumfin 32 ndaj Uest Bromuiçit të shtunën, 3 pikë që konsolidua­n kreun e Premier Ligës 5 pikë përpara vendit të dytë. Ata kanë fituar 13 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticio­net dhe nuk mposhten në 21 takimet e fundit, dy rekorde të reja për klubin. Megjithatë, trajneri katalanas paralajmër­on: "Na duhet edhe një fitore për t'u kualifikua­r dhe përballë do të kemi skuadrën që kryeson Serinë A dhe të gjithë e dinë futbollin që ata luajnë në stadiumin e tyre, kështu që do të jetë tepër e vështirë. Por është një shans i shkëlqyer për ne që të hipotekojm­ë vendin tonë dhe ne do përpiqemi që të bëjmë më të mirën për t'ia dalë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania