Panorama Sport (Albania)

Leva: Dëmtohem sepse nuk kemi një sulmues të dytë

“Ky sezon është sfilitës, po luaj çdo tri ditë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Robert Levandovsk­i shpreson të jetë i gat shëm për ndeshjen e Bajernit kundër Sëlltikut në Champions ditën e nesërme, pavarësish­t dëmtimit muskulor që pësoi kundër Lajpcigut, të shtunën në Bundesligë. Dëmtimet e Tomas Mylerit dhe Frenk Riberisë, e kanë lënë Jup Hejnkesin pa opsione në sulm dhe zëvendësim­i i bomberit polak në fundin e pjesës së parë ndaj Lajpcigut, i shtoi një tjetër hall 72vjeçarit. Vendin e Levës e mori Vidal dhe gjatë pjesës së dytë, kampionët nuk luajtën me një sulmues të deklaruar. Por, pasi Hejnkesi konfirmoi se bomberi i tij nuk kishte diçka serioze, zëvendësim­in si masë parandalue­se e konfirmoi edhe vetë polaku gjatë një prononcimi për "Sport Bild": "Për mua, ndeshja në Glasgou është po aq e rëndësishm­e sa takimi i radhës në Bundesligë kundër Borusias së Dormundit. Ne duhet të fitojmë. Unë nuk doja të ndërmerrja ndonjë rrezik të shtunën. Ndjeva një ngërç dhe nuk ishte diçka serioze. Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për mua. Kam luajtur për Bajernin dhe Poloninë çdo tri ditë që kur ai ka nisur. Asnjë lojtar nuk mund të luajë për 90 minuta çdo ndeshje, por për momentin nuk ka alternativ­ë tjetër. Nuk kemi një tjetër sulmues në rolin tim te Bajerni". Drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, pranoi se klubi duhet të ndërhyjë në merkaton e janarit për të transferua­r një sulmues. Edhe Kingsli Koman është një tjetër shqetësim për Don Jupin, pasi francezi nuk ishte pjesë e skuadrës që luajti kundër Lajpcigut. Megjithatë, ish- talenti i Juventusit dhe PSG-së mund të jetë sërish në dispozicio­n të skuadrës për ndeshjen kundër skocezëve. "Kingsli ka një shqetësim të lehtë në gju dhe muskujt e kofshës. Kjo është arsyeja përse nuk ndërmora asnjë rrezik. Shpresoj që ai të luajë kundër Sëlltikut", tha Hejnkes në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes. Levandovsk­i dhe Hames Rodrigez ishin golashënue­sit e Bajernit ndaj Lajpcigut, të cilën rivalët e mbyllën sërish me 10 vetë, ashtu siç ndodhi edhe në mesjavë në duelin e kupës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania