Panorama Sport (Albania)

Lëv: Nuk mendoj tani për Bajernin, dua Botërorin

Trajneri i kombëtares: Brazili favorit në Rusi

-

Joakim Lëv është vetëpërjas­htuar nga gara për të marrë drejtimin e stolit të Bajernit të Mynihut. Gjatë një prononcimi të fundit në emisionin e ZDF-së, "Sportstudi­o", pyetjes së gazetares Katrin Myler-Hohenshtai­n, nëse ai e imagjinont­e veten në stolin e Bajernit, ai iu përgjigj negativish­t. Rekordmenë­t e Gjermanisë janë duke kërkuar një trajner, pasi Jup Hejnkes e mori timonin e skuadrës pas shkarkimit të Ançelotit, vetëm për këto 8 muaj. Kandidatët e përfolur për të marrë drejtimin e kampionëve janë ish-trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel, tekniku i Hofenhaimi­t, Julian Nagelsman, por edhe ai i kombëtares gjermane. Por trajneri i kampionëve të botës thotë se nuk ka asnjë interes dhe se është i përqendrua­r vetëm në punën e tij me "pancerat": "Kjo për mua tani nuk ia vlen as që të merret në konsiderat­ë. Natyrisht që një ditë unë e imagjinoj veten në stolin e një skuadre. Por, përpara saj kam një Botëror dhe një kontratë me federatën deri në vitin 2020. Për momentin nuk mendoj asgjë tjetër veçse Botërorit". Lëv u ndal të komentonte edhe favoritet e Rusi 2018 dhe çuditërish­t, ai thotë se në vend të parë shikon Brazilin, pavarësish­t se e mundi 7-1 në Brazil 2014: "Ata e kanë rimarrë veten pas humbjes 7-1 dhe janë shumë më të fortë. Argjentina, Spanja, Anglia dhe Franca janë mes favoriteve. Kështu që do të jetë një turne shumë i vështirë. Ne duhet të jemi një skuadër tepër e fortë. Argjentina ka një forcë ofensive të pabesueshm­e, Spanja vazhdon të jetë ekipi që ka qenë dhe Brazili po rikthehet. Por, nuk duhet të harrojmë as anglezët dhe Francën", shtoi Joki, i cili më 1 dhjetor do të mësojë edhe emrat e kundërshta­rëve në fazën e grupeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania