Panorama Sport (Albania)

Moxhi “djeg” Çanin: Na duhet një sulmues tjetër

Rikonfirmo­het Iuliano, por Partizani bën të njëjtin cikël çdo vit

- ILIR CARA

Paraqitja e fundit me Fl amurtarin, ku Parti zani u mund 1-0 në shtëpi, ka rikthyer krizën te "demat". Të gjendur përpara kësaj situate alarmuese, dje, në ambientet e kompleksit stërvitor në Kamzë, për 90 minuta drejtuesit e kuq kanë analizuar situatën dhe kanë vënë pikat mbi "i". Pas përfundimi­t të seancës së djeshme stërvitore, Moxhi ka mbërritur në Kamzë nën shoqërinë e bashkëshor­tes së tij, Antonelo Preitit, Genc Tomorit dhe Edmond Haxhisë. Këtyre u janë bashkuar edhe stafi teknik dhe të gjithë së bashku kanë analizuar problemati­kën. Nuk janë marrë masa drastike, por është lënë të kuptohet se ato nuk do të mungojnë sa të vijë janari. Në prononcimi­n e dhënë pas mbledhjes, Moxhi analizoi humbjen e fundit dhe problemin e shikon në sulm, ku sipas tij po mbaron durimi për Edgar Çanin. Italiani nuk i ka kursyer pakënaqësi­të ndaj sulmuesit, që u afrua me shumë bujë në verë. Çani praktikish­t konsideroh­et "i djegur" nga Moxhi, i cili pohoi se ekipi po shikon për një pykë, pasi mungesën e golit po e vuan shumë ekipi.

PRONONCIMI - "Sa i përket ndeshjes me Flamurtari­n duhet të them që na mungon një sulmues. Dëmtimi i Çanit kushtëzon të gjithë skuadrën. Nëse e patë në ndeshjen e fundit, kjo dukej qartë. Unë mendoj se ky është një problem i rritjes së skuadrës, sepse nuk mendoj se ka dikush që mund të thotë, veçanërish­t për pjesën e parë, se skuadra nuk bëri lojë të mirë. Fatkeqësis­ht ata bënë një gjuajtje dhe shënuan gol. Ndërsa ne, edhe pse në shtëpinë tonë, vuajtëm në rikuperimi­n e rezultatit. Duhet të them se kjo skuadër do të normalizoh­et në janar. Do të kërkojmë një pykë. Tani do të përpiqemi të grumbulloj­më sa më shumë pikë të jetë e mundur për të shkuar në një zonë të volitshme për finalen e kampionati­t. Nëse Çani nuk rikuperon, kjo do të bëhet një problem dhe problemin do të mundohemi ta zgjidhim në ndonjë mënyrë. Kjo është pika më kryesore. Ndaj Flamurtari­t pësuam një gol dhe nuk mundem që të rikuperojm­ë, sepse mungon sulmuesi kryesor, finalizues­i, ai që përkthen në gol të gjithë lojën e skuadrës. A është Partizani për kampion? Nuk dua të flas për kampion ose jo kampion, e sigurt është që do ta çojmë në rrugën e duhur. Do të gjejmë edhe një sulmues. Do të gjejmë edhe një zgjidhje për situatën e Çanit, që nuk mund të shkojë më kështu. Unë kam respekt për atë si person dhe respekti ndaj tij do të mbetet, por nëse flasim profesiona­lisht, atëherë duhet bërë një diskutim tjetër dhe unë tani do të përpiqem të flas në një tjetër gjuhë", u shpreh Luçiano Moxhi për "Panorama Sport" pas analizës së djeshme që bënë drejtuesit e Partizanit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania